PËRQENDRIMET

KREU V

PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE


Neni 13

Nocioni i Përqendrimit


1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm me të cilën fitohet:


1.1. bashkimi i dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura ose pjesëve të këtyre ndërmarrjeve;


1.2. kontrolli i drejtpërdrejt apo i tërthortë ose ndikimin e pozitës dominuese të një apo më shumë ndërmarrjeve ose pjesëve të ndërmarrjeve si vijon:


1.2.1. marrjen e shumicës së aksioneve ose një pjesë të tyre;


1.2.2. marrjen e shumicës së të drejtave të votimit;


1.2.3. në ndonjë mënyrë tjetër, bazuar në dispozitat e ligjeve në fuqi dhe rregulloreve tjera.

2. Fitimi i kontrollit sipas paragrafit 1 të këtij neni realizohet me bartjen e të drejtave, kontratave ose akteve tjera me të cilat një ose më shumë ndërmarrje, qoftë individualisht ose së bashku, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat juridike dhe faktike, fitojnë mundësinë e realizimit të ndikimit të pozitës dominuese për një ose më shumë ndërmarrje në baza të përhershme.


3. Krijimin e një ndërmarrje të përbashkët (joint venture) nga dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura, e cila punon në baza të përhershme si një subjekt i pavarur ekonomik, do të konsiderohet përqendrim sipas paragrafit 1. të këtij neni.


4. Qeveria me propozim të Autoriteti me akt nënligjor përcakton mënyrën e paraqitjes se kërkesës dhe kriteret për konstatimin e përqendrimit.


5. Përqendrim i ndërmarrjeve sipas paragrafit 1. deri ne paragrafin 3. të këtij neni nuk konsiderohet:


5.1. kur blerja e aksioneve të një ndërmarrje nga institucionet financiare, institucionet e kreditit dhe të sigurimit, për rishitje për sa kohë që ato nuk ushtrojnë të drejtën e votës për aksionet që kanë dhe me kusht që rishitja e tyre të bëhet brenda dymbëdhjetë (12) muajve nga blerja;


5.2. me kërkesë, Autoriteti mund të zgjasë periudhën edhe për dymbëdhjetë (12) muaj në qoftë se operatori dëshmon se një shitje e tillë nuk ka mund të realizohet në periudhën e caktuar;


5.3. blerjen e aksioneve ose pjesëve të aksioneve që është rezultat i ristrukturimit të brendshëm të ndërmarrjes dhe ka lidhje me kontrollin e përbashkët, marrjes, bashkimit, bartjes së pronësisë;
5.4. kur kontrolli për ndërmarrjen bartet në menaxherin e falimentimit ose në likuidatorin në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi.

Neni 14
Përqendrimet e Ndaluara


Janë të ndaluara përqendrimet e ndërmarrjeve që mund të dëmtojnë ndjeshëm konkurrencën, veçanërisht në qoftë se një përqendrim i tillë ka si pasojë forcimin e pozitës dominuese ekzistuese ose krijimin e një pozitë të re dominuese.

Neni 15
Detyrimi për Njoftimin e realizimit të Përqendrimit
1. Me qëllim të marrjes së vendimit për lejimin e përqendrimit sipas këtij ligji, pjesëmarrësit e përqendrimit janë të detyruar të paraqesin në Autoritet qëllimin e përqendrimit nëse në mënyrë kumulative janë përmbushur këto kushte:
1.1. të hyrat e konstatuar të ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku, në tregun ndërkombëtar janë më shumë se njëqind (100) milion Euro, sipas raporteve financiare të vitit financiar që i paraprinë vitit të përqendrimit, nëse së paku një pjesëmarrës ka selinë në Republikën e Kosovës;
1.2. të hyrat e përgjithshme të së paku dy (2) pjesëmarrës në përqendrim në tregun e brendshëm të Kosovës, janë më shumë se tre (3) milionë Euro sipas raporteve financiar e që i paraprinë vitit të përqendrimit.
2. Nëse deri në paraqitjen e njoftimit për përqendrim pjesëmarrësit nuk kanë arritur t’i mbyllin raportet financiare vjetore, si vit meritor në procedurën e vlerësimit të përqendrimeve do të konsiderohet viti i fundit për të cilin pjesëmarrësit e përqendrimeve i kanë të mbyllura raportet financiare vjetore.
3. Të hyrat nga shitja e mallrave ose shërbimeve brenda grupit të ndërmarrësve, koncernet që kanë për qëllim përqendrimin të ardhura brenda grupit, nuk merren parasysh në llogaritjen e të hyrave totale vjetore sipas paragrafin 1. të këtij neni.
4. Me rastin e përqendrimit sipas nenit 13 paragrafi 1. i këtij ligji që ka të bëjë me bashkimin e një pjese ose disa pjesëve të ndërmarrjeve, pavarësisht nga statusi juridik i tyre, llogaritja e të ardhurave të përcaktuara në paragrafin 1. të këtij neni, bëhet vetëm për atë pjesë të ndërmarrjes që është subjekt i përqendrimit.

5. Dy ose më shumë marrëveshje, sipas paragrafit 4. të këtij neni, të cilat lidhen ndërmjet të njëjtave ndërmarrje, brenda një periudhe dy (20 vjeçare, nga data e marrëveshjes së fundit konsiderohet si një përqendrim i vetëm.
6. Autoriteti i shqyrton vetëm ato kërkesa për përqendrim, të cilat i nënshtrohen për paraqitjen e qëllimit të realizimit për përqendrim sipas paragrafit 1. të këtij neni.

Neni 18
Përmbajtja e Njoftimit për Ralizimin Përqendrimit
1. Me realizimin e njoftimit të përqendrimit sipas nenit 17 i këtij ligji ndërmarrja duhet të paraqesë:
1.1. Dokumentin origjinal ose kopjen e vërtetuar nga e cila shihet baza juridike e përqendrimit, respektivisht përkthimin e vërtetuar në gjuhën zyrtare;
1.2. Raportin vjetor financiar të pjesëmarrësve në përqendrimin për vitin paraprak financiar;
1.3. Dokumente dhe të dhëna tjera që dalin nga përqendrimi sipas dispozitës të nenit 13 paragrafi 4. i këtij ligji.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...