Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ndëshkon kompanitë për shitjen e Arkave Fiskale

Komisioni Kosovar i Konkurrencës në mbledhjen e radhës, pasi që përmbylli hetimet tre mujore për kompanitë e licencuara për shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike fiskale (PEF) shqiptoi masën e ndëshkimit administrativ:

SH.P.K. “GEKOS” ndëshkohet me 100.000,00 € (njëqind mijë euro) për shitjen e arkave fiskale dhe krijimin e monopolit, pozitës dominuese në treg, si dhe për abuzimin me pozitën dominuese në gjithë tregun e Republikës së Kosovës.

SH.P.K “DUKAGJINI” ndëshkohet me 100.000,00 € (njëqind mijë euro) për praktikën e bashkërenduar që i mundësoj SH. P. K. “GEKOS” të krijojë monopol në treg dhe të abuzojë me pozitën dominuese në tregun e Republikën e Kosovës.

Rekomandon, MEF-in për liberalizimin e tregut me operatorë të tjerë ekonomik, si dhe komisionin për licencim të analizojë tërë procesin e fiskalizimit në Kosovë, kur dihet se procesi po ngec dhe se ka koston më të lartë në rajon.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...