Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të AKK-së pritën sot në takim Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik

Sot me datë 12.07.2016 Kryetari i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, z.Valon Prestreshi,anetarët e Komisionit dhe Sekretari, zhvilluan një takim me Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik me kryetarin, z. Muhamet Mustafa, anëtarët Sala Berisha Shala dhe Fatmir Rexhepi .

Në këtë takim Kryetari dhe Komisionerët falënderuan deputet për besimin e dhënë për të udhëhequr me këtë dikaster shumë të rëndësishëm si dhe biseduan rreth sfidave, objektivave dhe planin dinamik të punës së AKK-së.

Z. Prestreshi, njoftoi se AKK është funksionalizuar në sensin e vendimmarrjes dhe menaxhimit, dhe tanimë e ka organin vendimmarrës, Komisionin e AKK-së.

Kryetari i AKK-se pohoi se janë të gatshëm të ofrojnë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me të gjithë akterët e shoqërisë me theks të veçantë, komunitetin ndërkombetar, në mënyrë që t'i përafrojmë në formë precize politikat e konkurrencës me standardet e Bashkimit Evropian dhe t'i identifikojnë rastet të cilat potencialisht ç'rregullojnë konkurrencën në vend.

Z.Prestreshi po ashtu theksoj se synim i AKK-së është që ta informoj opinion e gjerë rreth Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe informimin e bizneseve që t'ju distancohen shkeljeve eventuale të cilat e ç'rregullojnë konkurrencën në treg.

Kryetari i Komisionit Parlamentar z. Mustafa, pohoi se tani duhet që sa më shpejtë Autoriteti i Konkurrencës të fillojë inicimin e procedurave hetimore ndaj bizneseve që potencialisht çrregullojnë konkurrencën në vend. Me fillimin e procedurave hetimore do të nënkuptonte që edhe avokimi apo vetëdijësimi i bizneseve të ngritej, paralelisht duke aloduar që konkurrenca lojale është kusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, gjenerimin e vendeve të punës dhe hapjen e mundësive për investime të huaja.

Komisioni Palamentar u shpreh që do të ndihmojë AKK-në në ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe do ta mbështesë në shtensionimin e rasteve të llojëllojshme të konkurrencës jo lojale.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...