Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

Të nderuar qytetarë,

Pas ngritjes së shqetësimeve nga ana e kultivuesve të Mjedrës e gjithashtu edhe Autoritetit Publik gjegjësisht Kryetarit të Komunës së Podujevës mbi dyshimin e shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, respektivisht caktimin në mënyrë të drejtpërpdrejtë ose të tërthort të çmimet të blerjes ose të shitjes apo çdo kusht tjetër tregtimi në tregun relevant nga grumbulluesit e produktit përkatës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sipas detyrës zyrtare ka filluar monitorimin e tregut.

Tregu i Monitoruar
Tregu përkatës i shitjes dhe grumbullimit të frutave të imëta, sektori i Mjedrës në territorin e Republikës së Kosovës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka marrë për bazë tregun gjeografik në rajonin e Podujevës edhe pse për shkak të monitorimit sa më real, mbledhjen e të dhënave e ka bërë në tërë Republikën e Kosovës, gjithashtu Autoriteti ka konsultuar edhe burime tjera relevante nga rajoni për qëllim të krahasueshmërisë së çmimit të Mjedrës.

Autoriteti ka kontaktuar pikat grumbulluese të kësaj kulture, të cilëve njëkohësisht i’u kemi shpjeguar edhe për përmbajtjen e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Megjithëse, gjatë mbledhjes së të dhënave Autoriteti nuk ka vërejtur ndonjë marrëveshje apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet pronarëve të pikave grumbulluese.

Janë kontaktuar 10 subjekte në fushën e agrobiznesit që merren me grumbullim dhe përpunimin e frutave të imëta (Mjedra), me ç’rast ka analizuar shkaqet e lëvizjes së çmimeve të cilat kanë variuar nga 1.60 € – 1.75 € – 1.40 € – 1.50 € – 1.30 €.

Autoriteti i Konkurrencës po vazhdon edhe më tutje monitorimin, analizimin dhe sjelljen e tyre në treg që potencialisht mund të bëjnë shkelje të konkurrencës në kuptim të Nenit 4 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...