Komunikatë për Media

Komunikatë për Media - mbledhja e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në Mbledhjen e mbajtur më 26 gusht 2016 ndër të tjera ka aprovuar Rregulloren e punës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Rregullore kjo e cila ishte shumë e nevojshme për punën dhe funksionimin e Komisionit të AKK-së. Komisioni i AKK-së është votuar me 9 qershor 2016 në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës me mandat 5 vjeçar. Tashmë Autoriteti i Konkurrencës është funksional me Komisionin e tij dhe Sekretariatin të cilët janë përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Foto në ambientin e punës së Komisionit të AKK-së

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...