Takimi me Autoritetin Shqiptar te Konkurrences

Autoriteti Kosovar I Konkurrences si nikoqir i Autoritetit Shqiptare te Konkurrences do te zhvilloje nje takim te përbashkët nder-institucional rreth çështjeve të ndryshme që na preokupojnë institucionet tona. Ne së bashku do ti trajtojmë disa elemente shumë të rëndesishme të cilat janë të ndërlidhura ekslusivisht me fushëveprimtarinë e konkurrencës, me kusht që në fund të ditës të dalim me rezultate konkrete, në aspektin e përafrimin të legjislacionit tonë sekondar dhe hartimin e një plani te aktiviteteve, I cili do të shërbejë si urëlidhëse nder-institucionale në të ardhmen, poashtu do të shërbej edhe si plan program I Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Do t'I shkembejmë përvojat tona edhe ne aspektin e trajtimit te lendeve te cilat jane potencialisht te njejta qe kane te bejne me ç'rregullimin e konkurrences, me kusht qe t'I perafrojm pervojat tona ne aspektin e strategjive hetimore. Po ashtu ne do ta trajtojme pervetesimin ose azhurinimin e memoradumit te bashkepunimit qe vese e kemi, dhe trajtimi I bashkepunimeve tjera sistematike te cilat do te kene karakter reciprok.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...