Konkurenca, Objektivat dhe Misioni

Shkruan: Mr.Osman Ejupi

Çka është konkurenca?


Konkurenca është një dukuri ekonomike,që manifestohet në një ekonomi të lirë tregu, pra edhe në Kosovë ku ndermarjet në një menyrë apo tjetër mundohen të fitojnë sa më shumë blerës apo teritore shitese duke krijuar kështu sa më shumë që është e mundur profit apo fitim, shitje sa më të medhe në sasi si dhe ndarje sa më të madhe të tregut.


Konkurenca në kuptimin e mirefilltë krijon një mjedis të drejtë ekonomik ku ndërmarjet veprojnë lirshëm në arritjen e objektivave të siperpërmendura,ndërsa konsumatorët në këtë mjedis të drejtë apo të rregulltë përfitojnë nga cmimet në bazë të bashkëveprimit në mes forcave të kërkesës dhe ofertës.


Konkurenca i detyron ndermarjet që të zhvillojnë strategji konkuruese,në momente të caktuara edhe agresive si kundërpërgjigjje ndaj rivalëve të tyre aktualë,ose potencialë duke ndihmuar kështu realizimin e mallrave për te cilat ka nevoje tregu dhe konsumatori.


Pra konkurenca nuk paraqet qellim në vete,por një instrument të nevojshem për arritjen e nivelit të mireqenjes shoqerore me një cmimim më të ulet, me një cilësi më të mirë dhe më një mundësi më të madhe të zgjedhjes së konsumatorit.

Konkurenca në Ekonomin e Kosovës

Kosova si vendi më i ri në botë dhe në Evropën Juglindore mundë të konsiderohet si vendi i fundit që po aplikon parimet e ekonomisë së lirë të tregut pas ndryshimeve të mëdha në sistemin politik, respektivishtë bërjes së shtetit të Kosovës.


Mbi këtë kuptim dhe duke ju referuar paramertave statistik të vendit siq është numri dhe niveli i bizneseve,produkti i mbrendëshëm dhe indikator të tjere ekonomik,Kosova paraqet një shembull ideal se si objektivat e politikës së konkurencës mundë të realizohen në tërësi edhe në një ekonomi të vogël dhe me një shkallë relativisht të lartë informaliteti.


Duke pasur parasysh konkurencën dhe implikimet e saj,si dhe duke e njohur nevojën për harmonizimin dhe rregullimin e praktikave të ndryshme konkurruese në Kosovë,por edhe konform kërkesave te Unionit Evropian,si dhe duke i ndjekur standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin nr. 2004/36, Ligjin për Konkurencen.

Ligji per Konkurencen

Qëllimi i këtij ligji është të siguroj një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të tregut në Kosovë,duke ndaluar veprimet që e kufizojnë tregun,e çrregullojne ate apo me veprime të ndryshme abuzojnë më tregun dhe pjesemarresit.


Ligji në përgjithesi trajton çështje të përgjitheshme mbi qëllimin dhe fushëveprimin e konkurencës, Ndalimet kryesore,Marrevështjet e ndaluara,Përjashtimet dhe lirimet,Marrëveshtjet vertikale,Abuzimin me pozitën dominuese, Kontrollin e përqendrimeve si dhe Praktika të ndryshme kufizuese tregtare.


Me aprovimin e këtij ligji është bërë institucionalizimi i politikes së konkurencës në vendin tonë,me krijimin e Komisionit Kosovar te Konkurencës,(KKK) si organ i pavarur me autoritetin e zbatimit të ligjit në tërë teritorin e Republikës së Kosovës.


Për të ndërtuar një ekonomi sa më konkuruese,rëndesi të veqantë duhet të i kushtohet zbatimit decidiv të këtij ligji si dhe gjithësesi duhet punuar shumë në krijimin e politikave të drejta të konkurencës.

Politika e konkurencës

Politika e konkurencës në përgjithësi përfshin të gjitha masat që dalin nga kuadri ligjor,për të gjitha ndërmarjet që veprojnë në sektorin privat apo publik që mundesojnë punë të lirshme,mbi baza të një konkurencë të lirë,efektive dhe të ndershme.


Politika e konkurencës ka për qëllim arritjen e ofiqiencës prodhuese,ku cmimi bazohet ne koston totale për njesi te prodhimit,si edhe në ofiqiencen alokative dhe konsumatore duke realizuar keshtu ekuacionin qe cmimi të jetë i barabarte me koston marxhinale.


Në të kundertën tregjet krijojnë pozitë jokonkuruese siq janë monopolet dhe kështu dhe si të tilla janë të padëshirueshme dhe të dëmshme për shoqërinë në përgjithesi.


Prandaj bazë për hartimin e politikës së konkurencës në Kosovë është ligji, nga i cili Komisioni Kosovar i Konkurencës me autoritetin e tij ka për detyrë te hartojë edhe politika në përmasa gjithëkombetare.
Misioni bazë i politikës së konkurencës është të eliminojë shtrëbërimet e mundëshme të tregut duke krijuar kështu një zhvillim të tregut konkurues në kuptimin e mirefilltë të fjalës dhe i cili më tytje do të gjenerojë zhvillim dhe mirëqenje të përgjithëshme të shoqerisë.


Komisioni Kosovar i Konkurencës (KKK)

Është një organ i pavarur i cili është vënë në veprim nga muaji i kaluar.


Në aspektin e përberjes komisioni numëron pesë ekspertë te fushave të ndryshme ekonomike dhe ka të drejtën e marrjes së vëndimeve të pavarura si dhe të drejtën për masa të tjera të natyrës ndëshkimore për moszbatueshmërinë apo shkeljen e ligjit, në kuptimin e mbrojtjes së konkurencës së lirë dhe efekteve në treg,në funksion të prosperitetit të ekonomise së vendit dhe rritjes së mirëqenjes së shoqerisë në përgjithësi.


Aktualisht janë bërë një varg punësh që kanë të bëjnë më shumë me aspektin e konstituimit të organit,pra është hartuar organogrami,i cili mundëson që vitin aktual të angazhojmë edhe gjashtë pozita/ekspert dhe mbështetje teknike/ dhe praktikisht të fillohet me hapat e parë.


Në kuptimin e një organizimi sa më të mirë të mundeshem Komisioni ka bërë një vizitë pune në Shqipëri,dhe nga autoriteti homolog atje ka marrë përvoja në krijimin e politikave implementuese fillestare të konkurencës.


Së shpejti KKK-es do të organizoj një tryeze pune me akteret relevantë në fushën e konkurencës.

Konkurenca ne Rajon

Hartimi i një politike të mirëfilltë kombëtare të konkurencës,duhet të ketë deomos parasysh zhvillimin ekonomik të vendit tonë,kulturën e konkurencës,dhe objektivat e përgjithëshme zhvëllimore që para se gjithash janë,mbrojtja e lirisë së veprimtarive ekonomike të të gjitha vendeve pjesëmarrese në treg,pastaj reduktimi i qfadro bariere të mundëshme për hyrje në treg,krijimi i nje mjedisi të përshtateshëm për nxitjen e investimeve në ndërmarjet e vogla dhe të mesme,dhe të ruajë ndershmërinë dhe korrektesinë në marrëdhënjet më bizneset vendore dhe të rajonit.


KKK-ës duhet ta japë kontributin e vetë në këto procese duke e mbështetur gjithëmonë zgjidhjen më të pranueshme dhe që vije nga tregu,nga pjesëmarresit aktiv në zhvillimin e politikave tregtare nëpërmes rekomandimeve si dhe me masën e ndërhyrjes ligjore në procedurat e rregullimit të konkurencës.


Duke e rritur konkurentshmërinë në ekonominë e vendit tonë,konkurenca dhe politikat e saj do gjenerojnë zhvillim, do të kenë ndikim në permiresimin e tregueseve makroekonomik si në nivelin e çmimeve,në nivelin e punèsimit dhe rritjen ekonomike në pergjithesi.

Autori është kryetar i KKK-ës
Komisionit Kosovar të Konkurencës

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...