Autoriteti Kosovar i Konkurrencës shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës (1)

Në mbështetje të nenit 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me nenin 11 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës si dhe të nenit 15 të Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës shpall këtë:

KONKURS për plotësimin e këtyre vendeve të punës

I.Titulli i vendit të punës: Inspektor/e për hetimet e shkeljeve të konkurrencës në treg

Numri i pozitave: 6
Koeficienti: 8
Orari i punës: i plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë:

Harton dhe ndjek zbatimin e detyrave për sektorin mbështetur në detyrimet e Ligjit për Mbrojtjen Konkurrencës nr. 03/L-229 tëdatës 07 tetor 2010,

  1. Mbikqyrë procesin e hetimit për identifikimin e marrëveshjeve të ndaluara dhe procesin e vlerësimit te marrëveshjeve qe kërkojnë përjashtim nga ndalimi (horizontal, vertikal dhe te licencës sipas neneve 5,6,dhe 7 të ligjit),
  2. Mbledh, analizon dhe harton informacione për të gjitha çështjet që lidhen me abuzime, me pozitën dominuese ne treg të një ose disa ndërmarrjeve,
  3. Menaxhon punën e sektorit për paraqitjen e rasteve studimore, për rastet e përqendrimeve që mund të deformojnë konkurrencën në treg,
  4. Harton dhe paraqet tek eprori raportet mbi praktikat që kërkojnë përjashtim nga ndalimi,
  5. Raporton periodikisht tek eprori mbi ecurinë e sektorit që drejton,
  6. Merr pjesë në grupet e punës të ngritura me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, për mbikëqyrjen dhe hetimin e përgjithshëm ose të veçantë të tregjeve, në rastet e praktikave antikonkurruese,
  7. Merr pjesë në rastet e hetimit të tregjeve për praktika të tjera antikonkurruese sipas detyrave të ngarkuara nga eprori,
  8. Është i detyruar të ruajë konfidencialitetin zyrtar dhe tregtar për informacionet e dokumentuara, të marra nga bizneset dhe nga institucionet publike, entet rregullatorë, shoqatat profesionale e tregtare dhe palë të tjera të përfshira ose jo në hetim,
  9. Realizon detyra të tjera që nuk bien në kundërshtim me ligjin të ngarkuara nga Drejtori i Departamentit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diploma e fakultetit ekonomik ose juridik (jurist i dipl. ose ekonomist i dipl.),
  • Tri vite përvojë pune në punë të ngjashme,
  • Gjuha angleze, e preferuar,
  • Të njoh Ms office dhe internetin.

II. Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e i/e lartë për buxhet e financa

Numri i pozitave: 1
Koeficienti: 8
Orari i punës: i plotë
Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Përgatitë projekt buxhetin për vitet në vijim,
  • Me lejen paraprake të mbikëqyrësit menaxhon dhe kontrollon buxhetin, inicon dhe propozon masat konkrete për planifikimin buxhetor,
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës se eprorit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diploma e fakultetit ekonomik (ekonomist i dipl.),
  • Tri vite përvojë pune në punë të ngjashme,
  • Gjuha angleze, e preferuar,
  • Të njoh Ms office dhe internetin

III. Titulli i vendit të punës:Asistent/e administrativ/e

Numri i pozitave: 1
Koeficienti: 7
Orari i punës: i plotë
Raporton te: Kryetari i AKK-së
Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Pranon dokumentacionin për Komisionin e AKK-së,
  • Mbanë evidencën e takimeve të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të AKK-së,
  • Pranon ftesat për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të AKK-së,
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës se eprorit.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diploma e fakultetit juridik, ekonomik ose filologjik,
  • Dy vite përvojë pune në punë të ngjashme,
  • Gjuha angleze, e detyrueshme,
  • Të njoh Ms office dhe internetin,
  • Aftësi për komunikim me palë dhe fleksibilitet në punë.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve në recepcionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038-200-10-931.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore, konkretisht deri më 26 tetor 2011.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale të kërkuara për verifikim para komisionit intervistues.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...