KONKURS

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Autoritet Kosova za Konkurenciju - Kosovo Competition Authority

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës – AKK, në mbështetje të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Nr. 03/L-149 dhe të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil Nr. 02/2010 shpall:

K O N K U R S

për plotësimin e vendit të lirë të punës

Titulli i vendit të punës: Asistent ekzekutiv

Numri i pozitave: 1 (një)

Koeficienti i pagës: 7 (shtatë)

Kategoria funksionale: niveli administrativ

Lloji i emërimit: i karrierës

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Nën mbikëqyrjen e drejpërdrejtë të Kryetarit të AKK-së, i ofron mbështetje dhe e ndihmon atë në ekzekutimin e punëve të përditshme,

- Bën aranzhimin e takimeve zyrtare të Kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit me subjektet e jashtme dhe stafin e brendshëm,

- Kryen komunikimin e nevojshëm përmes telefonit dhe postës elektronike,

- Merr pjesë në mbledhjet e Komisionit, mban procesverbalin dhe përpilon ekstraktin nga procesverbali,

- Evidenton, sistemon dhe mirëmban dokumentacionin e nxjerrur nga Komisioni,

- Bën protokolimin e dokumentacionit dhe arkivimin e tij në formë fizike dhe elektronike.

- Siguron që shpërndarja e korrespondencës së brendshme dhe të jashtme të procedohet me kohë dhe

- Kryen edhe punë të tjera të cilat i kërkohen nga Kryetari, Komisioni, Sekretari dhe Udhëheqësit e njësive organizative.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

- Diplomë Fakulteti.

- Katër (4) vite përvojë pune dhe

- Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten dokumentet si në vijim:

- Letërnjoftimi (fotokopje),

- Diploma e Fakultetit (fotokopje),

- Dëshmitë mbi përvojën e punës (fotokopje) dhe

- Pasqyrat e kursimeve pensionale të Trustit, për të dëshmuar përvojën e punës (origjinale).

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në AKK, në ish-ndërtesën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, rr. „Zejnel Salihu“ p.n. në intervalin kohor prej orës 09:00 deri në ora 15:00.

Aplikacioni mund të shkarkohet edhe në web faqen e AKK-së, ak.rks-gov.net

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/20010929.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në gazetat ditore dhe web faqen e AKK-së, konkretisht nga data: 06.08.2016 deri më: 20.08.2016.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

’’Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë’’.

’’Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës’’.


Për të shkarkuar aplikacionin klikonikëtu

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...