Muhamed Krasniqi - Anëtar i Komisionit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

AUTOBIOGRAFI

Është i lindur në Prizren me 14.07.1955.
Ka të kryer Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Prej 17.09.1979 e deri më 31.12.1990 ka punuar në ish-bankën komerciale “BANKKOS”, banka themelore në Prizren.
Pas luftës ka qenë autorë i dy projekteve për themelim të bankave komerciale në Kosovë, dhe atë të bankës komerciale “Bankkos” me seli në Prishtinë dhe bankës “Hipotekare” të Gjakovës të cilat i kanë marr licencat preliminare me 20.04.2000 përkatësisht me 19.05.2000.
Gjithashtu ka qenë edhe autor i hartimit të dy projekteve të kompanive të sigurimeve: KS “Siguria” dhe KS “Dukagjini”.
Pas luftës ka punuar në pushtetin lokal të qeverisë së përkohshme të Kosovës.
Prej nëntorit të vitit 2002 e deri në nëntor të vitit 2007 kam qenë anëtarë i grupit parlamentar të PDK-së në asamblenë komunale të Prizrenit. Gjatë kësaj kohe ka qenë edhe anëtarë i komitetit për politikë dhe financa si dhe kryetar i këshillit të ekspertëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Me qëllim të përcjelljes së njohurive të mia praktike profesionale te gjeneratat e reja prej 01.10.2006 e deri në përfundim të projektit me 30.11.2009 ka punuar në Qendrën për aftësimin e të rriturve “Kolping Kosova" ku i ka ligjëruar lëndët ekonomike të Biznesit dhe e ka mbajt praktikën biznesore.
Vlen të theksohet angazhimi i tij si Drejtor ekzekutiv në projektin për ngritjen e Industrisë ushqimore “Nëna Terezë” me seli në fshatin Krushë e vogël, ku në të njëjtën kohë ka qenë edhe hartues i planit afatgjatë të biznesit.
Rëndësi të veçantë në karrierën e tij ka edhe emërimi për “Këshilltar politik/Koordinator i të Drejtave pronësore” i Kryeministrit Thaqi në ZKM të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Aktiviteti i tij në ZKM ka qenë i fokusuar në ngritjen e sigurisë së të Drejtave pronësore, duke i kërkuar rrugët e ndryshme nëpërmjet të cilave ato do të ndikonin në aktivitetin më të përshpejtuar ekonomik të vendit. Detyrë kryesore e ka pas hartimin e një Metodologjie për zbatimin e Reformave të Drejtave pronësore dhe planifikimin e administrimit sa më të mirë të tokës për ruajtjen e biodiversitetit të saj si resurs themelor për zhvillimin ekonomik të vendit.
Pas kryerjes së mandatit, në ZKM, Muhamed Krasniqi e ka vazhduar aktivitetin si punëtorë i pavarur (free lance) i lëmesë së ekonomisë për ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe të financave si dhe të shërbimeve profesionale për hartimin e analizave mikro dhe makro financiare.
Me propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur me datën 09.06.2016 e ka emëruar për anëtarë të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Detyra themelore e këtij Komisioni është: Menaxhimi me aktivitetet e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së tregut të Republikës së Kosovës, duke ndaluar veprimet që kufizojnë, shtypin ose ç'rregullojnë konkurrencën.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...