Fatime S. Haziri - Anëtare e Komisionit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

FATIME S. HAZIRI - Jur. i Dipl.

Adresa: Rr. "Jeton Tërrstena" Nr. 38 - Vushtrri

Tel: 044 383 443

Email: Fatime.S.Haziri@rks-gov.net

Është trajnuar në fusha të ndryshme:

Ka të përfunduara trajnime për Etikën e Punës Sociale, për Aftësit kryesore të punës sociale, Menaxhimin e rasteve të ndryshme me probleme sociale; Seminare për integrimin e minoriteteve; Seminare për çështjet e barazisë gjinore; Trajnime për Konsumimin profesional; Seminare për intervenimet tek personat fizikisht të pa aftë; Trajnime lidhur me trendet e tanishme tek të rinjët e Kosovës; Trajnime të shumta për avancimin e gruas në Kosovë të mbajtura në Kosovë dhe vende të rajonit; Trajnimin me OSBE për Menaxhimin e vijës së parë. NDI - Trajnime për Lidershipin dhe Demokracin në vend. KACI - Trajnime për avancimin e gruas në nivelin lokal dhe qendror. Përfituese e një trajnimi të një projekti Evropian të mbajtur në Shqipëri; Rritja e Pjesëmarrjes së Komunitetit në Procesin e Vendimarrjes - Projekt një vjeçar i Komunës së Vushtrris; Trajnime lidhur me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor etj; Trajnim me Temën "Barazia gjinore, të drejtat e grave dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE"; Si dhe të drejtën e pronës që u mbështet nga Kvinna till Kvinna. Ka marrë pjesë si paneliste me temën Bashkëpunimi Ndërkombëtar mes grave të rajonit të mbajtur në Stokholm-Suedi.

Të gjitha këto të përkrahura nga UNHCR, NDI, CRS, OSCE, UNMIK, ADA, KACI, FODEM, Tina Till Kvinna, si dhe Instituti për Politike Sociale, Komiteti i Helsinkit.

PËRVOJA

Ka filluar të punoj në Gjykatën për Kundërvajtje në Vushtrri në vitin 1985. Duke vazhduar në Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale përkatësisht në Qendrën për punë sociale në Vushtrri si Kordinatore e Asistencës sociale. Më pastaj të ËFËI - GpG Internacionale të Kosovës si Menaxhere e Qendrës së Komuniteteve në Vushtrri, duke menaxhuar një projekt kapital në Komunën e Vushtrris, donacion nga HEKS-i Zvicërran. Pas përfundimit të Projektit është avansuar si Zyrtare për zhvillim ekonomik në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, hulumtimin e tregut - konkurrencës në vend dhe se fundi si Zyrtare Ligjore.

Në periudhën para luftës gjithëherë ka qenë në shërbim të qytetarëve të vendit, duke ju dale në ndihmë në forma të ndryshme sidomos rasteve me gjendje të rëndë sociale, gjatë luftës ka ndihmuar në vendosjen e familjeve të zhvendosura nga shtëpit e tyre, ka ndihmuar luftën në forma të ndyshme, pas luftës duke dhënë kontributin e çmuar për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Është nderuar me Mirënjohje të shumta e së fundi nga Komuna e Vushtrris si punëtorja më e dalluar në komunë duke ju ndihmuar rasteve me gjendje të rëndë sociale.

Pas aplikimit për Anëtare të Komisionit në Autoritetin e Konkurrencës, kalojë procedurat suksesshëm në Qeveri dhe me 9 qershor 2016, Kuvendi i Kosovës në seancë plenare miratoi propozimin e Qeverisë dhe emëroj për anëtare të Komisionit.

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...