Abuzimet me pozite dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si: konkurrentët, klientët ose konsumatorët.

Konstatimi i ekzistimit të pozitës dominante

Neni 14 I ligjit per konkurrnece 2004/36 percakton se ekziston pozita dominuese ne ato raste:

14.1. Ndërmarrja ka pozitë dominuese nëse, si furnizuese ose blerëse e disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve: ajo

  • nuk i nënshtrohet konkurrencës së vertetë; ose
  • ka fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e saj ekzistues ose potencial;për këtë qëllim, do të mirret parasysh veqanërisht pjesëmarrja dhe pozita e saj në tregun përkatës, fuqia e saj financiare, qasja e saj ndaj furnizimeve ose tregjeve, lidhjet e saj me ndërmarrjet e tjera, pengesat juridike ose faktike për hyrjen e ndërmarrjeve të tjera në treg, konkurrenca aktuale ose potenciale me ndërmarrjet e themeluara brenda ose jashtë Kosovës, lehtësia ose vështirësia me të cilën ajo mund të ndryshojë furnizimin e mallrave ose shërbimeve të tjera si dhe aftësitë e furnizuesve ose klientëve të saj që të zhvillojnë afarizëm me ndërmarrje të tjera.

14.2.Një ndërmarrje konsiderohet të ketë pozitë dominuese nëse ka pjesëmarrje më të madhe se 40% në treg. Ky konsiderim nuk është i aplikueshëm në rast se ndërmarrja në fjalë bindshëm demonstron se është e ekspozuar para një konkurrence të konsiderueshme ose që nuk ka pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët e vet, duke i marrur parasyshë faktorët e specifikuar në nenin 14.1.b.

14.3. Dy ose më shumë ndërmarrje kanë pozitë dominuese nëse, si blerës ose shitës të
disa llojeve të caktuara të mallrave ose shërbimeve, nuk ekziston konkurrencë e fortë
ndërmjet tyre, dhe ato:

  • nuk i nënshtrohen konkurrencës së vërtetë; ose
  • së bashku kanë fuqi superiore në treg në krahasim me konkurrentët e tyre, duke marrë parasysh faktorët e specifikuar në pikën b të nenit 14.1.b.

14.4.Dy apo më shumë ndërmarrje konsiderohet të kenë pozitë dominuese nëse kanë pjesëmarrje të përbashkët më të madhe se 40% në treg. Pesë ndërmarrje apo më pak konsiderohet të kenë pozitë dominuese nëse kanë pjesëmarrje të përbashkët prej së paku 70% në treg. Ky konsiderim i bazuar në këtë paragraf 14.4 nuk është i aplikueshëm në rast se ndërmarrjet në fjalë bindshëm demonstrojnë se kushtet e konkurrencës kërkojnë që ato të mbajnë konkurrencë të konsiderueshme ndërmjet veti ose që nuk kanë bashkarisht pozitë superiore në treg në krahasim me konkurrentët tjerë që i kanë, duke i marrur parasyshë faktorët e specifikuar në nenin 14.1.b.

Konstatimi i shpërdorimit të pozitës dominuese

Neni 15
Shpërdorimi i ndaluar i pozitës dominuese ekziston nëse, si furnizues ose blerës i disa llojesh të caktuara të mallrave ose shërbimeve, një ose më shumë ndërmarrje më pozitë dominuese:

  • ndikon negativisht në konkurrencën e tregut duke dëmtuar aftësinë e ndërmarrjeve tjera për konkurrim në treg;
  • kërkon pagesa ose kushte të tjera afariste që dallojnë nga ato që ka shumë të ngjarë se do të mbizotëronin po të kishte konkurrencë efektive, në këtë kontekst, do të mirret parasysh sjellja e ndërmarrjeve në tregjet e krahasueshme që karakterizohen me konkurrencë efektive;
  • kërkon pagesa më pak të favorshme ose kushte të tjera afariste nga ç’kërkon prej blerësve të ngjajshëm në tregje të krahasueshme, përveç nëse ka arsyetim objektiv për dallimin e tillë;
  • refuzon që t’ju lejojë ndërmarrjeve tjera, si kompensim për shfrytëzimin e arsyeshëm, përdorimin e rrjetave ndërlidhëse dhe infrastrukturës së saj, nëse shfrytëzimi i përbashkët ose qasja e tillë kërkohet nga këto ndërmarrje tjera, për arsye juridike ose faktike, që të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes dominuese; sidoqoftë, kjo nuk do të përbëjë shpërdorim nëse ndërmarrja dominuese bindshëm dëshmon se për arsyeteknike, operacionale ose arsye të tjera, lejimi i shfytëzimit të përbashkët ose qasjes është i pamundshëm ose nga ana tregtare jo i besueshëm; ose
  • shfrytëzimi i pozitës në treg për të krijuar ndërmarrje tjera që i dhurojnë atij qëllime privilegjuese, përveq nëse qëllimi është i arsyeshëm për një trajtim të tillë favorizues.
 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...