Marrëveshjet e ndaluara

Marrëveshjet e ndaluara

Ligji per konkurrencen 2004/36, neni 3 i ndalon te gjitha marrëveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje pengimin, kufizimin e shtrembërimin e konkurrencës ne treg, veçanërisht marrëveshjet qe:

  • caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi
  • kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
  • zbatojnë kushte te ndryshme për transaksione te njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
  • kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave
 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...