Marrëveshjet e ndaluara

"Marrëveshje" do të thotë çdo kontratë, marrëveshje, mirëkuptim ose aranzhim, qoftë
ajo me shkrim apo jo. "Marrëveshje" janë marrëveshjet e çdo forme, te lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose pa forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, pra marrëveshje horizontale ose në nivele të ndryshme, pra marrëveshje vertikale, të tregut.

Llojet e marrëveshjeve

Marrëveshje horizontale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik. Marrëveshja ndërmjet ndërmarrjeve lidhur me mallra dhe/ose shërbime dhe që ndikon në
një treg brenda Kosovës është e ndaluar për aq sa ajo e kufizon lirinë e palës për
vendosjen e çmimeve në ngarkim të palëve të treta ose çfarëdo kushti thelbësor në marrëveshjet e lidhura me palët e treta

Marrëveshje vertikale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme tregu.


Marrëveshjet e ndaluara
Ligji per konkurrencen 2004/36, neni 3 I ndalon te gjitha marrëveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje pengimin, kufizimin e shtrembërimin e konkurrencës ne treg, veçanërisht marrëveshjet qe:

  • caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi
  • kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
  • zbatojnë kushte te ndryshme për transaksione te njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
  • kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave

Marrëveshjet qe përjashtohen
Neni nr 4 parahsheh lojet e marrëveshjeve që përfitojnë nga përjashtimi. marrëveshjet e specializimit, marrveshtjet e racionalizimit, marrëveshjet e kërkim-zhvillimit dhe marrëveshjet e tjera te percaktuara me ligj per konkurrnece 2004/36. Këto lloj marrëveshjesh mundësojnë arritjen e efiçiencës ekonomike
"Praktika e bashkërënduar" do të thotë një aktivitet që ka të bëjë me bashkëpunimin
joformal ndërmjet ndërmarrjeve dhe që nuk bazohet në një vendim ose marrëveshje formale

"Tregu Përkatës" do të thotë fahu i tregtisë për të cilin është kufizuar konkurrenca në një
zonë të caktuar gjeografike, duke përfshirë të gjitha produktet dhe shërbimet e
zëvendësueshme dhe të gjithë konkurrentët tek të cilët konsumatorët mund të drejtohen në
afat të shkurtë, në rastë se kufizimi apo abuzimi rezulton në ngritje materiale të çmimit.

Kartel

Ujdi midis firmave konkurrente që hartohet për të kufizuar apo shmangur konkurrencën midis tyre, dhe synon rritjen e çmimeve dhe të fitimeve të ndërmarrjeve pjesëmarrëse, pa ofruar asnjë përfitim shtesë në të cilin të mbështetet kjo rritje. Në praktikë, kjo realizohet duke fiksuar çmimet, duke kufizuar prodhimin, duke bërë ndarje të tregjeve, të klientëve apo të territoreve, duke manipuluar tenderat ose duke kombinuar disa nga kufizimet e sipërpërmendura. Kartelet janë në dëm të konsumatorëve dhe të shoqërisë në përgjithësi, sepse ndërmarrjet që marrin pjesë në to vendosin çmime më të larta (dhe marrin fitime më të mëdha) sesa në një treg konkurrues

 

Përqendrimet

KREU V PËRQENDRIMI I NDËRMARRJEVE Neni 13 Nocioni i Përqendrimit 1. Përqendrimi i ndërmarrjeve krijohet me vendosjen e kontrollit të përhershëm...

Pozita Dominuese

“Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga...