1790 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKK lejon MSH-në ta bëjë unifikimin dhe përcaktimin çmimeve të barnave në nivel të vendit.

Autoriteti Kosovar I Konkurrences lejon Ministrinë e Shëndetësisë ta bëjë unifikimin dhe përcaktimin çmimeve të barnave në nivel të vendit.

Autoriteti i Konkurrencës është kontaktuar nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë për tu njoftuar, mbi Draft UA për RREGULLIMIN E ÇMIMIT TË PRODUKTEVE DHE PAJISJEVE MEDICINALE për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Pas marrjes se evidencave empirike dhe ato praktike nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian rreth përcaktimit të çmimit të barnave në nivel të shitjes me shumicë dhe pakicë, gjithashtu duke e analizuar gjendjen faktike në Kosovë të tregut farmaceutik si nevojë e domosdoshme për të vendosur rend dhe mbikqyrje rigoroze të këtij tregu, duke e konsideruar si të drejtë kushtetuese shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe duke e klasifikuar këtë draft U.A si interes i përgjithëshem publik, sot me daten 17 MAJ 2019, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës morri këto konkludime:

I. Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës mbështet draftin e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale i cili synon një përmirësim të dukshëm në krahasim me “status quo-n” ekzistuese në këtë sektor.

II. Draft - Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve për produkte dhe paisje medicinale do të bëj përcaktimin e tavaneve, unifikimin, si dhe rregullimin e çmimeve të produkteve dhe paisjeve medicinale.

III. Komisioni i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, konsideron se në princip fiksimi i çmimeve është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03/L-229 si dhe nenet 101 dhe 106 të TFEU-së, nëse aplikohet nga ndërmarrjet dhe/ose nga qeveria/parlamenti nëpërmjet legjislacionit. Përjashtim nga zbatimi i rregullave të konkurrencës i jepet shërbimeve të interesit publik gjë që është e përshtatshme për qellimin e këtij Draft - Udhëzimi Administrativ.

IV. Rregullimi në sektorin farmaceutik përmes Udhëzimit Administrativ mund të ndikoj në konkurrencën që zhvillohet në treg. Në parim, dispozitat përkatëse mund të justifikohen nga këndvështrimi i qëllimeve të mbrojtjes shëndetësore (p.sh. sigurimi i një furnizimi të sigurt dhe me cilësi të lartë të produkteve medicinale në të gjithë Republiken e Kosovës). Megjithatë, kjo mund të justifikojë vetëm rregulloret/Udhëzimet e tilla që i shërbejnë këtij objektivi në mënyrë adekuate dhe në mënyrë proporcionale.

V. Megjithatë ky Udhëzim Administrative ka nevojë për disa permiresime duke i marrë parasyesh praktikat më të mira Evropiane andaj, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që t’i merr në konsideratë këto praktika:

a. Bazuar në praktikat më të mira Euvropiane vendosja e çmimeve fikse në produktet medicinale të cilat nuk kanë nevoj për përshkrim të mjekut, nuk duhet të fiksohen (të ashtuquajtura OTC),

b. Ministria e Shëndetësisë duhet të aplikoj mekanizmat “Claw-Back”, atëhere kur çmimet e medikamenteve të rimbursueshme ulën.

VI. Nëse ky udhëzim administrativ nuk e arrinë qëllimin e synuar në sektorin farmaceutik, dhe ç’rregullon konkurrencën në një masë të konsiderueshme, atëhere Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ex-post do të bëjë një hetim të tregut përkates për të vlerësuar nëse fiksimi i çmimit ka pasur impakt në strukturën e tregut, aktivitetet e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve në treg.

  • Share