1698 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Mendim Profesional për Ministrinë e Infrastrukturës

Sot, në mbledhjën e radhës të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos që t'i rekomandohet Ministrisë së Infrastruktures si në vijim:

I. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë analizimit të Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, vlerëson se neni 87 pragrafi 2 dhe neni 89 paragrafi 3, është në kolezion me Ligjin nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, qëllimin dhe fushën e zbatimit të tij të përcaktuar me nenet 1, 2 dhe 4 par. 1.2, dhe 1.3.
II. REKOMANDOJMË, Ministrinë e Infrastrukturës që të filloj me plotësim ndryshim të Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, përkatësisht Neni 87 paragrafi 2 dhe neni 89 paragrafi 3, me të cilin kufizohet ofrimi i shërbimeve ndaj konsumatorit brenda komunës ku ka vendbanimin pronari i mjetit. Me ketë rast kufizohet konkurrenca, konsumatorëve i’u imponohet zgjedhja e shërbimeve apo produktit brenda një zone të caktuar gjeografike, i kufizon dhe i drejton ata tek operatorë të caktuar komunal apo regjional me rastin e ofrimit të shërbimeve për kontrollimin teknik të automjeteve, prandaj nga pikëpamja e konkurrencës, ligjet dhe rregulloret që kufizojnë numrin e operatoreve ekonomik në tregun relevant dhe kufizimin e marrjes se shërbimeve, nuk janë në përputhje me rregullat dhe praktikat e konkurrencës.
III. Gjithashtu i rekomandohet ministrisë përkatëse, që t’a shqyrtoj dhe t’a rishikoj draft udhëzimin administartiv Nr. xx /2017 për Qendrat e Kontrollave Teknike, respektivisht nenet të i cilat derivojnë nga dispozitate e kontestuara të Ligjit Nr.05/L-132 PËR AUTOMJETE .

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës për vlerësimin ex post të Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, është vënë në funksion pas shqetësimeve të opinionit publik dhe ankesave të operatorëve ekonomik të cilët merren me ketë veprimtari ekonomike, respektivisht nga Qendrat e Kontrolleve Teknike të Automjeteve, me pretendimin se i njëjti është në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, kështu që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me tutje ref. si Autoriteti, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe ka analizuar Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete.

Përcaktimi i Tregut Relevant

- Tregu Gjeografik

Duke iu referuar nenit 6 të Udhëzimit Administrativ për Mënyrën dhe Kriteret e Përcaktimit të Tregut Përkatës, Nr. 02/2011, bazuar në analizën e këtij rasti, tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Kosovës.

- Tregu i Produktit:

Konsiderohet, shërbimet e Qendrave të Kontrollave Teknike të Automjeteve

Gjatë konsultimit të bazës ligjore të atakuar, kemi vlerësuar se neni 89 pika 3 është në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, rrjedhimisht qëllimin dhe fushën e zbatimit të tij, përcaktuar me nenin 1 dhe 2, gjithashtu edhe praktikat kufizuese që dalin nga neni 4 pika 1.2 dhe 1.3 .

Liberalizimi i tregut

Autoriteti, sugjeron se çdo kufizim ligjor apo faktik i numrit të operatorëve të cilët janë potencial për tu angazhuar në një veprimtari në një treg të caktuar (numerus clausus) është e pa dëshirueshme me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, që konkurrentët /operatorët të mos kufizohen nëpërmjet kushteve dhe kritereve, sepse për të pasur konkurrencë të mirëfilltë duhet që të ketë më shumë konkurrent në tregun relevant.

Neni 89 pika 3 i Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete, shpie në sjellje anti konkurruese ndërmjet operatorëve ekonomik, sepse nxitë operatorët ekonomik në marrëveshje të ndaluara ose praktikë të bashkërenduar përmes fiksimit të çmimit, ndarjen e tregjeve ose burimet e furnizimit, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin/shërbimin si dhe vendosjen e ofertës në pozita tejet komode në tregun përkatës, andaj konsumatorit me ketë kufizim i mohohet e drejta e zgjedhjes për marrjen e shërbimeve tek operatorët ekonomik, që veprojnë në tregun përkatës gjeografik dhe të produktit/shërbimit.

Neni 87 pika 2 Autoriteti konsideron se tregu i lirë është përcaktuese i vendosjes së çmimit të produktit apo shërbimit të caktuar në tregun përkates. Në kete rast i rekomandojme Ministrinë e Infrastrukturës, që të përcaktoje vetem limitin e epërm të caktimit të çmimit të shërbimit teknik.

Autoriteti është në zbatim të Ligjit Nr.03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, angazhohet për të gjitha format e parandalimit, kufizimit ose keqpërdorimit të konkurrencës (abuzimit me pozitën dominuese, marrëveshjeve të ndaluara, praktikave të bashkërenduara dhe realizimit të përqendrimeve të paligjshme) nga ndërmarrjet ekonomike private apo publike, por edhe nga kufizimet e shkaktuara nga administrata shtetërore dhe entet rregullatorë në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë saj, nëse këto veprime kanë efekte në Kosovë.

Mendimi profesional, është marrë nga Autoriteti ekskluzivisht nga këndvështrimi i rregullave që dalin nga Ligji Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, për një treg të hapur dhe konkurrues, duke u bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 10 “Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës” dhe duke u bazuar në nenin 23 “Dhënia e Mendimit Profesional” të Ligjit nr.03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, me ç‘rast përmes këtij rekomandimi i propozon Ministrisë së Infrastrukturës, që të ndërmarr veprime ligjore për amendamentimin e ligjit si dhe draft udhëzimin administrativ, që rregullojnë fushën përkatëse.

  • Share