- Autoriteti konkurrencës se Republikes se Kosoves është institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në këtë ligj, për të cilat i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
- Autoriteti është person juridik me seli në Prishtinë
- Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës është organ kolegjial që menaxhon me punën e Autoritetit, përbëhet nga pesë (5) anëtarë, kryetar i Komisionit, Zëvendës Kryetari, dhe tre Komisioner.
- Kryetari i Komisionit udhëheq organizon dhe drejton punën dhe veprimtarinë e Autoritetit dhe është përgjegjës për punën profesionale të Autoritetit.
- Kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Konkurrencës propozohen nga Qeveria dhe emërohen nga Kuvendi