Misioni i Autoritetit është të zhvilloj aktivitete në krijimin e kushteve që tregjet të ofrojnë më shumë përfitime për konsumatorët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi, duke mbrojtur konkurrencën në treg dhe duke promovuar një kulturë të konkurrencës në Kosovë. Autoriteti e bën këtë duke zbatuar rregullat e konkurrencës dhe përmes veprimeve, që synojnë të sigurojnë konkurrencën e drejtë, në mes të interesave të autoriteteve tjera publike. Politika e konkurrencës është një element i domosdoshëm i një tregu të lirë, që funksionon duke siguruar që të gjitha ndërmarrjet konkurrojnë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë në bazë të meritave të tyre.
Kjo reflektohet edhe me qëllimin e përcaktuar në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, duke u mbështetur në tri shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës:
Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit dhe bizneseve, me synimin final që tregu të gjeneroj zhvillim.
Vizioni i AKK-së :
Vizioni i Autoritetit është të siguroj dhe promovoj konkurrencë të lirë dhe efektive, që t'i inkurajoj ndërmarrjet të rrisin efikasitetin dhe inovacionin, duke nxitur zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, që konsumatori të përfitoj nga një treg konkurrues.