Sot në mbledhjen e radhës të Komisionit të AKK-së u vendos që të atakohet DRAFT-UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MI) Nr. Xx/2017 PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PROCEDURAVE PËR HOMOLOGIM TË MJETEVE RRUGORE si në vijim:
I. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë analizimit të DRAFT-UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MI) Nr. Xx/2017 PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PROCEDURAVE PËR HOMOLOGIM TË MJETEVE RRUGORE vëren se neni 3 par. 2, neni 6, 7 dhe 20 par. 2 dhe 3 bien ndesh me Ligjin Nr. 03/L-229 për MBROJTJEN E KONKURRENCËS, konkretisht me Nenin 2, Nenin 4 paragrafi 1.1, 1.2 dhe 1.4.
II. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës rekomandon Ministrinë e Infrastrukturës që ta rishikoj dhe ta bëjë plotësim ndryshimin e dispozitave në DRAFT-UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MI) Nr. Xx/2017 PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PROCEDURAVE PËR HOMOLOGIM TË MJETEVE RRUGORE veçanërisht nenin 3, 6, 7 dhe 20.
III. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës Sugjeron - që Autoriteti Homologues (Ministria) të bëjë Liberalizimin e tregut të Homologimit të automjeteve, ta hap tregun në më shumë subjekte afariste duke u bazuar në një konkurrencë të lirë dhe të ndershme të tegut.
IV. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës rekomandon Ministrinë e Infrastrukturës që në parim, tregu i lirë e përcakton çmimin e shërbimit të Homologimit, meqë rasti karaktirizohet si specifik, atëherë Ministria vendos vetëm për çmimin tavan - maksimal duke mos i detyruar subjektet e autorizuara të kenë çmime unike.