1725 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Konkluzion për fillimin e Hetimeve - Kundër IPKO dhe DigitALB

Komunikatë,

Sot në mbledhjen e radhës së Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, u vendos për fillimin e procedurës hetimore kundër IPKO Komunikimet dhe Digit Alb SH.A.

Autoriteti duke pasur parasysh kërkesën e Telekomit të Kosovës, SH.A  me seli ne Prishtinë - Dardania p.n, me Nr.Prot.298/15-01 Datë:10.03.2017, të bëjë vlerësimin ex-post të objektit të Marrëveshjes Ekskluzive e lidhur  ndërmjet operatorëve ekonomik Ipko Komunikimet me Digit Alb, SH.A  në mënyrë që të analizohet nëse ka ndikim mbi konkurrencën në treg.