1728 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

12.02.2018 - Konkluzion për mos hapje të procedurës hetimore (KTV kundër IPKO)

Komunikatë,

Sot me datën 12.02.2018 në mbledhjen e rregullt të Komisionit te AKK-së u vendos që të mbyllet rasti KTV kunder IPKO-se mbi këto arsyje:

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datën 20.05.2013, në shkresën me numër të Prot. 83/13, ka pranuar kërkesën nga kompania Grupi KOHA Sh.p.k, për Fillimin e Procedurës Hetimore kundër IPKO Telecommunications sh.p.k, me pretendim për Keqpërdorim të Pozitës Dominuese në Tregun e Platformës Digjitale Kabllore. Në kohën kur është dorëzuar kërkesa e Grupi KOHA Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk e kishte funksional Komisionin, si organ vendimmarrës, e me këtë rrjedhimisht ka qenë e pa mundur për të ndërmarrë veprime ligjore lidhur me këtë çështje. Me datën 27.04.2017, me numër të Prot. 95/17-01/H, është bërë ri inicimi i kërkesës nga Grupi KOHA. Pretendimet e palës ankuese të Grupit KOHA Sh.p.k, janë se: IPKO Telecommunications Sh.p.k, ka pozitën dominuese në Tregun e Platformës Digjitale Kabllore duke u bazuar në neni 10 paragrafi 2 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe se është duke e Keqpërdor Pozitën e saj Dominuese në treg duke u bazuar në neni 11 paragrafët 1.2. dhe 1.3, të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës me arsyetimin se zhvendosja e kanalit të KTV-së nga kanali 3 në kanalin 83, ka vendosur KTV, në pozitë të disfavorshme me RTV 21, i cili është konkurrent i vetëm i televizionit Koha Vision - KTV në tregun e televizioneve private me frekuencë kombëtare dhe televizione tjera.

Gjatë analizimit të dokumentacionit dhe infrastrukturës ligjore, Autoriteti ka konstatuar se nuk ka argumente për fillimin e procedurës hetimore ndaj IPKO Telecommunications Sh.p.k. për faktin se nuk ka argumente se IPKO në vitin 2013 ka keqpërdorur pozitën e saj dominuese në tregun përkatës e cila e kishte ri renditur kanalin e KTV-së nga nr. rendor 03 në 83. Renditja e kanalit televiziv KTV-së në nr. 83, nuk kishte ndikuar në çrregullimin e konkurrencës në tregun përkatës, për shkak se klienti apo abonuesi i platformës digjitale kabllore të IPKO-së ka pasur mundësi ligjore dhe teknike pa pengesë t’i shikoj të gjitha kanalet televizive si dhe të krijoj Listën Favorite të shikueshmërisë sipas preferencës së abonuesit. Në bazë të dispozitave të Rregullores së KPM-së CIMC-2007/04, për Distribuimin Kabllor të Programeve Radio Televizive në Kosovë, nuk e obligonte asnjë operator kabllor që paraprakisht kanalet televizive t’i rendit sipas kësaj Rregulloreje mirëpo i jepet si kompetencë që Këshilli Programor i operatorit kabllor të bëjë renditjen e kanaleve televizive duke u bazuar në ofertën dhe kërkesën në treg. Gjatë shqyrtimit paraprak të hetimit dhe situatës në tregun përkatës Autoriteti ka vlerësuar se ri renditja e kanaleve televizive nga ana e IPKO Telecommunications Sh.p.k. është bërë në suaza të fushëveprimit të saj si kompani dhe ka cilësuar se këto veprime nuk e kanë dëmtuar KTV-në si televizion nacional e me këtë as konkurrencën aktuale dhe potenciale në raport me televizionet tjera në tregun relevant. Në bazë të shërbimeve që ka ofruar IPKO përmes resiverëve Kaon, Smart box dhe GLEE abonuesi ka pas mundësin të krijojë Listën Favorite të kanaleve. Nga analiza e konkurrencës është konstatuar se KTV si televizion nuk është dëmtuar shikueshmëria e as abonuesi i cili e ka pas mundësin ta ketë KTV-në në Listën e vet preferenciale të shikueshmërisë. Sipas evidencës së të dhënave dhe cilësimit të kësaj sjellje të IPKO-së në treg, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës duke u bazuar në nenin 35 paragrafi 5 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës vlerëson se nuk ka argumente për fillimin e procedurës hetimore dhe u vendos si në dispozitiv të këtij konkluzioni.

KONKLUZIONIN PËR KËTË RAST E GJENI NË PJESËN E VENDIMEVE - POZITA DOMINUESE