1732 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

20.02.2018 - Konkluzion për mos hapjen e procedurës hetimore (IPKO kundër VALA dhe Z-Mobile)

Komunikatë:

Sot me dt. 20.02.2018 në mbledhjen e mbajtur të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës u vendos që të mos hapet procedura hetimore (IPKO vs VALA dhe Z-MOBILE) mbi bazën e këtyre arsyjeve:

Marrëveshjet në mes të MNO-ve dhe MVNO-ve janë të rregulluara nga rregullatorët dhe ligjet në fuqi.

Bazuar në dokumentin e ARKEP të aprovuar me datën 29 Maj 2008 me Nr. Prot. 110/08 “KORNIZA E NDRYSHUAR PËR OPERATORËT E RRJETËS VIRTUALE MOBILE (Ang. MVNO) paragrafi 3.4, citoi: “Çfarë do marrëveshje operacionale/komerciale në mes të MNO-së dhe MVNO-së duhet të jetë subjekt aprovimi nga ART, për arsye se duhet që të sigurohet që marrëveshja e caktuar nuk është në kundërshtim me ligjet në fuqi, rregulloret në fuqi si dhe termet e Licencës. Marrëveshja në mes MNO dhe MVNO nuk duhet që të jetë e plotfuqishme pa aprovim nga ART-ja. Nëse ART-ja nuk jep vërejtje me shkrim në afatin prej 15 ditëve nga data a marrjes së marrëveshjes që është arritur në mes MNO-së dhe MVNO-së, marrëveshja do të konsiderohet e plotfuqishme në mënyrë automatike”.

Ndërsa paragrafi 3.3 i po të njejtit dokument, citoi: “MNO dhe MVNO  duhet të jenë të lira të negociojnë modelin i cili më së miri i’a plotëson interesat dhe strategjitë biznesore, rrjedhimisht më shumë se një lloj i MVNO-ve mund të implementohet në Kosovë, varësisht se sa MVNO-ja dëshiron të mbështetet në infrastrukturën e MNO-së, varësisht prej segmentimit të tregut si dhe nga pakoja e produkteve të propozuara për të cilat është arritur pajtueshmëri midis MNO-së dhe MVNO-së”.

Marrëveshjet komerciale në mes MNO-ve dhe MVNO-ve në parim janë të lejuara sipas Ligjit 04/L-109 për Telekomunikime Elektronike si dhe KORNIZA E NDRYSHUAR PËR OPERATORËT E RRJETËS VIRTUALE MOBILE e datës 29 Maj 2008 Nr. prot. 110/08.

KËNDVËSHTRIMI I AUTORITETIT KOSOVAR TË KONKURRENCËS

Marrëveshjet nga Autoriteti trajtohen si raste in perse (shkelje në vetvete), ndërsa për keqpërdorimin e Pozitës Dominuese vlen rregulli  rule of reason (rregullat e arsyes), se çfarë u tha më lartë, marreveshja MNO dhe MVNO janë marrëveshje të rregulluara me ligje dhe akte nënligjore si dhe direktivat ndërkombëtare. Këto marrëveshje janë të rregulluara nga rregullatori përkatës e si të tilla në parim nuk bien ndesh me rregullat e konkurrencës.

Autoriteti thekson se çdo kufizim ligjor apo faktik i numrit të operatorëve, të cilët janë potencial për t’u angazhuar në një veprimtari në një treg të caktuar (numerus clausus) në përgjithësi është e padëshirueshme nga pikëpamja e konkurrencës.

Përfundimisht, këto marrëveshje i’u mundësojnë MVNO-ve që të hyn në konkurrencë me operatorët ekzistues, jo vetem në aspekt të çmimeve por edhe në aspektin e llojeve të produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës, siguron që pjesëmarrësit në një treg të kenë qasje të barabartë dhe të lirë, të jenë të pavarur, caktimi i çmimit të jetë i bazuar kryesisht në ofertë dhe kërkesë dhe të konkurrojnë njëri tjetrin me cilësi të shërbimeve dhe produkteve.

Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës duke u bazuar në nenin 35 paragrafi 5 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës vlerëson se nuk ka argumente për fillimin e procedurës hetimore.