Komunikatë për media,
Sot ne mbledhjen e rregullt te Komisionit te Autoritetit Kosovar të Konkurrences u morr vendim per furrtaret e Komunës së Pejës si në vijm:
1. Autoriteti perfundon proceduren sipas konkuzionit nr. 232/17-02/B
2. Autoriteti pranon marrjen e detyrimeve nga furretaret e Komunës së Pejës se cmimi i bukes standarde do te caktohet ne baze te ofertes dhe kerkeses ne treg.
3. Autoriteti do ta ri-inicioje proceduren kur ne menyre te konsiderueshme jane ndryshuar rrethanat ne te cilat eshte bazuar Autoriteti per marrjen e vendimit.
Pronarët e furrave në Komunën e Pejës me datën 18.08.2017, kanë mbajtur mbledhje në qendrën tregtare Zejtare Iliriana dhe në këtë takim është diskutuar për ngritjen e çmimit të bukës. Në këtë takim nuk kanë arritur Marrëveshje për rritjen e çmimit, mirëpo fiksimi/ngritja e çmimit të bukës është bërë në takimin e dytë në restorant “Delta” në Pejë. Ky takim ka ndodhur orientimisht me datën 25.08.2017. Në këtë Mbledhje kanë rënë dakord që nga data 1 shtator 2017, të ngritet çmimi i bukës nga 0.30 në 0.40 cent. Gjatë shqyrtimit paraprak në tregun relevant AKK-se ka vërejtur se në të gjithat furrat e Komunës së Pejës çmimi i bukës kishte ngritje nga 0.30 cent ne 0.40 cent.
Me shkresën e datës 16.02.2018, të 13-të furrtar të Komunës së Pejës kanë marrë për sipër se mënyra e përcaktimit të çmimeve do të bëhet në bazë të ofertës dhe kërkesës në treg, këto detyrime i kanë marrë për t’i eliminuar efektet negative të veprimeve dhe lëshimeve në konkurrencën tregtare.
Autoriteti për t’i vërtetuar zotimet e furrtarëve ka monitoruar tregun në Komunën e Pejës me të cilin ka siguruar dëshmi se tregu është konkurrues, çmimi i bukës standarde është i ndryshëm duke filluar nga çmimi 0.30 cent, 0.33 cent, 0.35 cent. 0.37 cent, dhe 0.40 cent.
AKK vlerëson se në tregun përkatës masat e propozuara nga të 13-të furrtar të Komunës së Pejës kanë marrë për sipër se mënyra e përcaktimit të çmimeve do të bëhet në bazë të ofertës dhe kërkesës në treg, këto detyrime i kanë marrë për t’i eliminuar efektet negative të veprimeve dhe lëshimeve në konkurrencën tregtare.
AKK konstaton se kërkesa e furrtarëve dhe dëshmitë që i posedon AKK janë të mjaftueshme për të eliminuar efektet negative dhe rivendosjen e konkurrencës në treg, dhe bëhen të detyrueshme për propozuesit sipas nenit 46, Paragrafi 2 të Ligjit Nr.03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, me ç ‘rast do të vinte në shprehje edhe interesi i konsumatorit në veçanti, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillim, mundësi zgjedhje, zëvendësueshmëri të produktit apo shërbimeve dhe garë ndërmjet operatorëve ekonomik.