1746 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Nënshkruhet MOU mes dy Autoriteteve të Konkurrencës

Autoriteti Kosovar I Konkurrencës si nikoqir i Autoritetit Turk të Konkurrencës,  ne po zhvillojme nje takim të përbashkët nder-institucional rreth çështjeve të ndryshme që na preokupojnë institucionet tona.

Ne së bashku do ti trajtojmë disa elemente shumë të rëndesishme të cilat janë të ndërlidhura ekslusivisht me fushëveprimtarinë e autoriteteve, do t’I shkembejme pervojat e mirefillta ne nxitjen e politikave te konkurrences ne zbatim te ligjit.
Format kryesore të ndëraktivitetit ndërmjet dy autoriteteve do të jenë :

а) Shkëmbimin e informacionit mbi krijimin e legjislacionit;

b) shkëmbimin e përvojave në fushën e hetimeve, lidhur me shkeljen e rregullave të konkurrencës të dy shteteve.

c) shkëmbimin e përvojave lidhur me marrëdhëniet midis autoriteteve të konkurrencës dhe agjencive kombëtare rregullatorë (rregullatorëve tjerë kombëtar sektorial).

Ne jemi bere bashk duke synuar krijimin e kushteve te favorshme per zhvillimin e marredhenjeve dypaleshe, bazuar ne parimet e barazise dhe te perfitimin reciprok, duke nenvizuar rolin e konkurrences ne zhvilimin efektive te ekonomise se tregut.

Ky memorandum do te implementohet qdo here kur shtrohet nevoja nga te dy palet, rreth qeshtjeve komplekse te konkurrences.