1755 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Raporti i progresit vlerëson punën e AKK-së

Valon Prestreshi, kryetar i Komisionit Kosovar të Konkurrencës tha se Raporti për Kosovën 2018 i publikuar nga Komisioni Evropian, përkatësisht në fushën e Konkurrencës, ka arritur këto rezultate, 

1. Kuadri ligjor është në përputhje të gjerë me nenin 101 (marrëveshjet e ndaluara) dhe Neni 102 (abuzimi i pozitës dominuese) të Traktatit për Funksionimin e Europës Bashkimit Evropian (TFEU).
2. Kuadri ligjor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të kontrolluar bashkimet është në vend.
3. Janë bërë disa përparime në miratimin e legjislacionit sekondar.
4. Duke ndjekur Agjendën per Reforma Evropiane, Autoriteti i Konkurrencës miratoi akte nënligjore që janë në masë të madhe me përputhje me acquis.
5. Për më tepër, gjyqtarët dhe stafi i gjykatës që merren me rastet e konkurrencës ende nuk kanë ekspertizë adekuate në këtë fushë.
6. Pas emërimit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, është bërë përparim në zbatimin dhe marrjen e vendimeve mbi marrëveshjet e ndaluara, Abuzimi me Positen dominuese dhe percendrimet. Sidoqoftë, aktivitetet për ngritjen e vetëdijes duhet të rriten ndjeshëm.

  • Share