Komunikate per media
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sipas detyrës zyrtare në bazë informatave që posedon dhe dyshimeve për marrëveshje të ndaluara, kurdisje të ofertave në tenderët publik (BIDRIGGING) si dhe praktika të bashkërenduara të ndërmarrjeve në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë “Furnizim me Citostatik nga Lista Esenciale e barnave për produktin Imatinib Mesylate 400mg:
Ngre procedurë HETIMORE ndaj ndërmarrjeve:
a. NTSH “REDONI H M” - Nr. Regj. biznesit: XXXXX, Adresa: Rr. Behar Begolli PN, Prishtinë.
b. “EXCLUSIVE CORPORATION” SHPK - Nr. Regj. biznesit: XXXXXX, Adresa: Hilmi Rakovica, Nr. 43, Prishtinë.
c. “EXCLUSIVE” SHPK - Nr. Regj. biznesit: XXXXXX, Adresa: Abdullah Tahiri PN, Prishtinë.
Ministria e Shëndetësisë ndër vite sipas nevojave dhe kërkesave ka shpallur tender me procedurë të hapur për furnizim me barna nga Lista Esenciale, në të cilët tender ka qenë i përcaktuar në Llote të ndryshme bari IMAKREBIN - Imatinib Mesylate 400mg. Ky bari shpërndahet falas nga barnatorja qendrore e SHSKUK-së dhe përdoret nga pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda kanceroze dhe leukemisë.
Kërkesat ndër vite (nga 2015 deri në vitin 2017) të MSH-së sipas evidencës sonë, të siguruara nga MSH, SHSKUK, Dogana e Kosovës, duket se janë të ndryshme. Po ashtu edhe çmimet e importuara për këtë bari janë të ndryshme, nga prodhues e vende të ndryshme. Sipas evidencës Furnizimi me këtë lloj bari ka filluar me kontratën publike kornizë të MSH-së në vitin 2012 dhe ka vazhduar deri më tetor 2017.
Nëse bëjmë krahasimin e çmimeve të importit/shitje me pakicë dhe çmimeve të kontraktuara në tenderët publik vërehet se ekziston dyshimi se kompanitë kanë ofruar çmim jo real të shitjes, krahasuar me çmimet doganore të importuara. Dyshimet e AKK-së janë mbi atë se ndërmarrjet kanë arritur Marrëveshje të ndaluar ndërmjet operatorëve ekonomik ose janë koordinuar për t’i bashkërenduar aktivitetet e tyre të cilët në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve për blerësit në këtë rast ‘’autoritetet kontraktuese’’ të cilët kanë pasur nevojë të sigurojnë produktet nëpërmjet procedurave të prokurimit publik për Listën Esenciale të barnave.
Sipas evidencës sonë në ofertat tenderuese ka sinjale se këto ndërmarrje kanë aplikuar metodën apo parimin e rotacionit në kurdisje të tenderëve në të qenurit fitues.