1761 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E PËRQENDRIMIT (FERONIKELI)

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19,  të  Ligjit  për Mbrojtjen e Konkurrencës nr. 03/L-229 datë: 07 Tetor 2010,UA 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së KerkesëS dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :
 
KËRKESË PËR NJOFTIM TË  PËRQËNDRIMIT
 
1.  Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë  25.05.2018 ka pranuar kërkesën për njoftim të Përqendrimit të ndërmarjeve të realizuar si pasojë e blerjës së aksioneve të NewCo Ferronikeli Complex LLC me nr. 70268073 me adrese: Rruga Besim Mala 227,13000 Drenas, Republika e Kosovës nga ana e NKL Limited me seli në Mbretërin e Bashkuar , e regjistruar  me nr. identifikimi  11246593 me adresë: Broadgate Tower, 20 Primrose Street, London EC2A 2EW, përmes përfitimit të kontrollit të plotë me 100% të aksioneve.    2.  Subjekt i Përqendrimit sipas  përshkrimit të kërkesës nuk do të ketë efekt mbi konkurrencën në Republikën e Kosovës, rrjedhimisht nga ky transaksion nuk do të rezultojnë efekte negative për operatorët ekonomik apo konsumatorët në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh së Blerësi nuk është i pranishëm në tregun e Republikës së Kosovës nëpërmjet të personit juridik apo shitjeve. Ky transaksion nuk krijon pozitë të re dominuese ose ndryshime në tregun e Kosovës  
 
3.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës në Rr. Migjeni kati VI Ish objekti i bankës së Lublanës :+381 /0/ 38 200 10982, apo me email ne adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net,në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit ne web faqe të AKK-së ( https://ak.rks-gov.net )