1764 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Lejohet, Përqendrimi mbi NewCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico, në cilësinë e shitësit.

Komunikatë,

Sot në mbledhjen e Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës u morr vendim për:

1. LEJIMIN, e Përqendrimit përmes përfitimit 100% të kontrollit nga NKL Limited, në cilësinë e blerësit mbi NewCo Ferronikeli Complex LLC-Cunico, në cilësinë e shitësit.

Transaksioni i propozuar është transaksion që nuk ka efekt në tregun gjeografik të Republikës së Kosovë, por vetëm në atë ndërkombëtar. Nga transaksioni nuk do të rezultojnë efekte negative për konkurrencën e rrjedhimisht për konsumatorët në Republikën e Kosovës.

Autoriteti vlerëson se autorizimi për këtë përqendrim do të vlerësohet vetëm në fazën e parë, si në vijim ;
Në rastet kur Autoriteti në procedurë të shkurtër duhet të vlerëson qëllimin e realizimit të përqendrimit, atëherë ndërmarrja i dorëzon Autoritetit një njoftim të shkurtër për përqendrimin. Procedura e shkurtër e vlerësimit të qëllimit të realizimit të përqendrimit bëhet veçanërisht në raste si vijon:

- Kur asnjë pjesëmarrës në përqendrim nuk vepron në tregun e njëjtë relevant në kuptimin gjeografik dhe produktit dhe kur në mes tyre nuk ka marrëveshje horizontale, apo kur asnjeri nga pjesëmarrësit nuk vepron në tregun në të cilin rëniet dhe ngritjet, në raport me tregun në të cilin vepron pjesëmarrësi tjetër i përqendrimit nuk ka lidhje vertikale.

Një ndër specifikat e realizimit të përqendrimit potencial dhe poashtu sipas kërkesës për qëllimin e përqendrimit konkludojmë se nuk është e nevojshme të evaluohet pozita dhe pjesëmarrja në treg si dhe fuqia ekonomike dhe financiare e ndërmarrjes-blerësit në tregun relevant, shkallën e aftësisë konkurruese të pjesëmarrësve në përqendrim, sepse TARGETI nuk ka konkurrent në Republikën e Kosovës e gjithashtu tregu i TARGETIT nuk është Kosova, e sa i përket pozitës së NKL Limited, të njëjtit janë blerës që lindin si pasojë e përqendrimit.

  • Share