1771 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Autoriteti i Konkurrencës lejon realizimin e përqendrimit - American Hospital mbi Hygea Hospital

Komunikatë,

Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në mbledhjen e datës 15.08.2018 morri Vendim qe ta lejoj realizimin e përqendrimiy përmes  përfitimit 100% të kontrollit nga American Hospital Tiranë, në cilësinë e blerësit mbi Hygea Hospital Tiranë, në cilësinë e shitësit.

Tregu Relevant

Tregu gjeografik në transaksionin e propozuar në pjesën më të madhe do të jetë Shqipëria si dhe ai ndërkombëtar( Kosova ), në formë të degës së huaj;
Tregu i produktit përfshin tregun e shërbimeve shëndetësore ( spitalore ).

Efektet e konkurrencës, nga transaksioni i realizuar në Tregun Përkatës

Nga dokumentacioni i ofruar vlerësojmë se, tregu relevant,konkurrentët ekzistues apo konkurrentët e mundshëm të degës së huaj të regjistruar në Republikën e Kosovës në veçanti, strukturën dhe zgjedhjen e ofertës dhe kërkesës në treg dhe trendët e tyre, çmimin, rreziqet, pengesat ekonomike, juridike dhe pengesa të tjera për të hyrë ose për të dalë nga tregu,do të menaxhohen dhe përshtaten konform tendenacave pozitive të AHTsë.Transaksioni i propozuar është transaksion që ka efekt në tregun gjeografik të ndërkombëtar duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, e regjistruar si degë e huaj .
Nga transaksioni nuk do të rezultojnë efekte negative për konkurrencën dhe për konsumatorët në Republikën e Kosovës,sepse me këtë blerje Grupi nuk krijon pozitë të re dominuese në territorin e Shqipërisë e rrjedhimisht as në Kosovë (me degën e saj të regjistruar si American Hospital Kosova).
Me rastin e vlerësimit për arsyeshmërinë e marrjes së vendimit, Autoriteti merr parasysh të gjitha rrethanat e rastit, veçanërisht peshën e dëmit që mund t’u paraqiten pjesëmarrësve të përqendrimit ose palëve të treta, si dhe efekteve të konkurrencës që mund të lindin nga zbatimi i përqendrimit. Gjithashtu theksojmë se për këtë arsye dhe jo vetëm,Autoriteti bënë publikimin e  Njoftimit të Përqendrimit në webfaqe,me ç’rast konfirmojmë se nuk kemi pranuar ndonjë ankesë nga palët e treta respektivisht konkurrentët potencial të mundshëm