Komunikatë për media,
Sot, në mbledhjen e mbajtur të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, në të cilën mbledhje u vendos për lëndën Telekomi i Kosovës kundër Marrëveshjes së bashkëpunimit Ipko dhe DigitALB
Komisioni i AKK-së vendosi se:
I. Duke u bazuar në nenin 54 par. 1 nën paragrafi 1.9 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03/L-229, mbyllë procedurën hetimore të hapur me Konkluzion nr. LM/001/2018 të dt. 10.01.2018, lidhur me vlerësimion e Marrëveshjes së Bashkëpunimi “Për Shpërndarjen e Kanaleve të Ofruara nga DigitALB në Platformën Kabllore IPKO”, e datës 1 Prill 2014, dhe vendosi se nuk është ç ‘rregulluar konkurrenca e tregut në pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03/L-229.
II. Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës konstaton se Marrëveshja e bashkëpunimit nuk përmban kufizimin e të drejtës së blerësit për të përcaktuar çmimin e shitjes së produktit, pa cenuar të drejtën e furnizuesit që të përcaktoj çmimin maksimal të shitjes ose rekomandon çmimin e shitjes, me kusht që të mos jetë fjala për çmime fiks ose minimale të shitjes, e që është rezultat i presionit ekzekutues ose stimulues të ndonjërës palë kontraktuese.
III. Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës konstaton se Marrëveshja e bashkëpunimit nuk bënë kufizimin e zonës në të cilën blerësi pjesëmarrës në marrëveshje mund të shesë produktet e të cilat janë objekt i marrëveshjes, ose të kufizojë shitjen e produkteve të kontraktuara për një grup të veçantë të konsumatorëve.
Ky vendim u ARSYETUA si në vijim:
Për të vlerësuar Marrëveshjen e bashkëpunimit të ndërmarrjeve DigitALB dhe IPKO, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka përdorur nenin 3 par. 1.1 dhe nenin 66 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës citoi: “Zbatimi i këtij Ligji duhet të jetë në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian për Konkurrencën”.
2. Duke u bazuar në “Guidelines on Vertical Restraints” përkthyer në shqip (Udhëzime mbi Kufizimet vertikale) të Komisionit Evropian pika 96 – 2291, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Marrëveshjën e Bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, e përcakton si MARRËVESHJE VERTIKALE,
3. Duke u bazuar në “Guidelines on Vertical Restraints” përkthyer në shqip (Udhëzime mbi Kufizimet vertikale) të Komisionit Evropian pika 96 – 2292, format e Marrëveshjeve vertikale janë:
3.1. Marrëveshje për një markë të vetme (Single branding) – Marrëveshja për Shitjen vetëm individëve me te njëjtën marke. 3.2. Shpërndarje Eksluzive (Exclusive distribution) – Marrëveshja për shpërndarje ekskluzive (për përjashtimin e te tjerëve ne hapësirën e caktuar gjeografike). 3.3. Alokim ekskluziv i konsumatorëve (Exclusive customer allocation) -- Marrëveshja për Alokimin ekskluziv te konsumatorëve – (shitja vetëm një distributori për shitje te mëtutjeshme grupit te caktuar te konsumatorëve). 3.4. Shpërndarje Selektive (Selective distribution) - Marrëveshja për shpërndarje selektive (jo te gjithë ndërmjetësuesve, por jo vetëm njërit. 3.5. Franshiza (Franchising) – Marrëveshja për franshizën 3.6. Furnizim Ekskluziv (Exclusive supply) – Marrëveshja për furnizim ekskluziv 3.7. Kompensim për qasje në rrjetë (Upfront access payments) Marrëveshja për paradhënie (pages paraprake) – (avans) për qasje në rrjetë. 3.8. Marrëveshjet e menaxhimit të kategorisë (Category management agreements) Marrëveshja e menagjimit te artikujve te ngjashëm - kategorisë 3.9. Lidhjet (Tying) – Marrëveshja për shitjen e produkteve te lidhura – nëse dëshiron me e ble nje produkt atëherë je i detyruar me e ble edhe produktin tjetër. 3.10. Marrëveshja e kufizimit te çmimeve të rishitjes (Resale price restrictions) - Kjo metodë përdoret kur shitësi ia shton disa vlera të ngjashme nga mallrat te cilat zotërohen prej ndërmarrjeve shoqëruese. ... Metoda e çmimit të rishitjes fillon me çmimin e lire (pa presion te përcaktuar) te rishitjes (të një malli të blerë nga njësitë ekonomike jo-te lira ), duke minimizuar margjinën e ngjashme bruto.
KËSHTU QË:
1. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko ka si objekt që t’i jep të drejtën ekskluzive Ipkos’s të shpërndajë në platformën e vet kabllore kanalet të përcaktuar nga palët, pjesë e platformës DigitALB të cilat do të ofrohen nga DigitALB.
ANDAJ
2. Kjo marrëveshje vertikale, duke u bazuar në “Guidlines on vertical restraints” të Komisionit Evropian pika 2.2 paragrafi 151, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës e cilëson si marrëveshje ekskluzive të shpërndarjes, sepse në një marrëveshje ekskluzive të shpërndarjes, furnizuesi pranon të shesë produktet e tij vetëm për një distributor për rishitje në një territor të caktuar.3
3. Për të vlerësuar Marrëveshjen Ekskluzive të Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, nëse përmban dispozita të cilat kanë si objekt dhe pasojë disa kufizime të konkurrencës, Autoriteti duke u bazuar në “Udhëzuesin mbi kufizimet vertikale” të Komisionit Evropian pika 1.2 paragrafi 106 ka marr për bazë dhe analizuar “Efektet Pozitive të Kufizimeve Vertikale” dhe “Efektet Negative të Kufizimeve Vertikale”.
4. Ky udhëzues mbi kufizimet vertikale përpiqet të japë një pasqyrë të drejtë të justifikimeve të ndryshme për kufizimet vertikale. Arsyet e mëposhtme mund të justifikojnë zbatimin e kufizimeve të caktuara vertikale:
Terminologji e huaj për çështje të politikave të Konkurrencës
a. To "solve a "free-rider" problem". – zgjidhja e problemit te shfrytëzimit falas (te te mirave publike ( si te shpërndahet ne mënyrë te barabartë kostoja) b. To "open up or enter new markets" – Strategjia e hyrjes ne tregjet e reja c. The "certification free-rider issue" – Çështja e certifikimit te shfrytëzimit falas d. The so-called "hold-up problem" - I ashtuquajturi problem i mbetur (ngurrimi për te bashkëpunuar me qellim qe mos te fuqizohet bashkëpunëtori) e. The "specific hold-up problem” – Problemi specifik i mbetur f. The “vertical externality issue” - Çështja e shoqërimit (përcjelljes) vertikale (efektet ose pasojat anësore psh. Ndotja). g. "Economies of scale in distribution"- Vëllimi (shkalla) i aktivitetit ne shpërndarje h. "Capital market imperfections" - Jo përkryerja e tregut te kapitalit (Të gjitha kufizimet te cilat e zvogëlojnë gamën e kontratave financiare që agjentët mund ti nënshkruajnë dhe / ose që i pengojnë ata të bëhen te ndershëm quhen jo përkryerje. Këto kufizime janë më të zakonshme në tregjet e kapitalit). i. "Uniformity and quality standardisation" – Standardizimi kualitativ i një trajtshëm
5. Kjo Marrëveshje Ekskluzive e Shpërndarjës e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, Autoriteti e justifikon si “Uniformitet dhe standardizim të cilësisë” dhe “Ekonomi e shkallëzuar”
a. Uniformiteti dhe standardizimi i cilësisë, në një kufizim vertikal mund të ndihmojë në krijimin e një imazhi të markës duke imponuar një shpërndarje të caktuar të uniformitetit dhe standardizimit të cilësisë, duke rritur atraktivitetin e produktit tek konsumatori përfundimtar dhe duke rritur shitjet e tijë (produktit).
i. Në rastin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes DigitAlb dhe IPKO, produktet e ofruara nga IPKO për konsumatorin përfundimtarë në territorin e Republikës së Kosovës ka rezultuar në përmirësimin e programeve audiovizuele cilësore, zhvillim apo inovacione të produkteve me çmime konkurruese në treg dhe ngritje të atraktivitetit të produktit. Gjithashtu këto dy ndërmarrje në platformën kabllore të IPKO-së kanë krijuar një imazh të brendeve apo markave të tyre me të cilat kanë ngritur besueshmërinë tek konsumatorët, e gjithë kjo si rezultat i “Uniformitetit dhe standardizimit të cilësisë.”
b. Ekonomitë e shkallës - Për të shfrytëzuar ekonomitë në shkallë dhe për të parë një çmim më të ulët për produktin e tij, prodhuesi apo furnizuesi mund të dëshirojë të përqendrojë rishitjen e shërbimeve apo produkteve të tij në një numër të kufizuar shpërndarës.
i. Në rastin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes DigitAlb dhe IPKO - Marrëveshja vertikale mund të arsyetohet si “Ekonomitë e shkallës”, duke e bërë kufizimin e një numri të distributorëve të caktuar, p.sh. përmes përzgjedhjes selektive të distribuimit i’u mundësohet prodhuesit apo furnizuesit për arritjen e “ekonomisë së shkallëzuar” duke i’a mundësuar atij të caktoj çmimin më të ultë të shitjes me pakicë për produktin e tijë, sepse përmes marrëveshjeve vertikale prodhueseve apo furnizuesve i ‘u mundësohet më lehtë të futen në tregje të reja. Nëse prodhuesi apo furnizuesi pretendon të futet në një treg të caktuar, p.sh. për të eksportuar në një shtet tjetër ai duhet që të sigurojë një lloj mbrojtje “Territoriale” distributorit për shkak të investimeve që distributori ka bërë me kusht që ai produkt apo shërbim të jetë i pranuar në tregun e ri.
NDËRSA
6. Efektet negative në treg që mund të rezultojnë nga kufizimet vertikale të cilat ligji i BE-së për konkurrencë synon t’i parandaloj janë si në vijim:
a. Mbyllje të tregut anti-konkurrues e furnizuesve të tjerë ose blerësve të tjerë duke rritur barrierat për hyrje apo zgjerim. (orig. anticompetitive foreclosure of other suppliers or other buyers by raising barriers to entry or expansion).
b. Nga kjo Marrëveshje Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, Autoriteti konsideron se nuk paraqet mbyllje (foreclosure) të tregut përkatës sipas pikës (a) të lartëcekur sepse në tregun përkatës të ofrimit të shërbimeve mediale audiovizuele bazuar në Adresarin e Operatorëve të Shpërndarjes të Licensuar në Kosovë e siguruar nga Komisioni i Pavarur për Media4 figurojnë tridhjetë e nëntë (39) operatorë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Kosovës. Njëherazi nuk mund të konsiderohet mbyllje (foreclosure) e tregut përkatës sepse ndërmarrjet në marrëveshje nuk janë duke i:
i. dëmtuar konsumatorët ii. duke rritur çmimet me shumicë të produkteve, iii. duke kufizuar zgjedhjen e produkteve, iv. duke ulur cilësinë e tyre ose v. duke ulur nivelin e inovacionit të produktit.
Si dhe mundësia e konsumatorëve për të lëvizur nga një operator kabllor në tjetrin nuk paraqet pengesa të ndrrimit të operatorëve kabllor nga konsumatori fundorë.
Nëse Marrëveshja Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko do t’i kishte këto kufizime të lartëcekura atëhere do të mund te konsiderohet si kufizim i konkurrencës ndërmjet brendeve të ndryshme (inter-brand competition)5.
d. Inter-brand competition për brendin A mund të zvogëlohet, por konsumatorët kanë qasje në shërbime dhe çmime të ulta nga brendi B dhe C, të cilat kanë imazh të një cilësie të krahasueshme me brendin A.
e. Në këtë treg ka shërbime të cilat mund të zëvendësohen plotësisht apo pjesërisht nga konsumatorët, e sherbime të cilat ofrohen nga tridhjetë e nëntë (39) operator tjerë të këtij tregu, për shkak të çmimeve, funksioneve, karakteristikave të kanaleve të transmetuara dhe të drejtat e transmetimit ose qëllimit të përdorimit të tyre brenda tregut përkatës. Kjo ka rezultuar me krijimin e një tregu mjaft konkurues dhe dinamik i cili ka ngritur kualitetin e shërbimeve që u ofrohen konsumatorëve fundorë me çmime konkurruese të ndryshme.
7. Marrëveshja Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, nuk përmban kufizimin e së drejtës së blerësit (IPKO) për të përcaktuar çmimin e shitjes së produktit, pa cenuar të drejtën e furnizuesit që të përcaktoj çmimin maksimal të shitjes ose rekomandon çmimin e shitjes, me kusht që të mos jetë fjala për çmime fikse ose minimale të shitjes, e që është rezultat i presionit ekzekutues ose stimulues të ndonjëres palë kontraktuese.
8. Marrëveshja Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko, nuk përmbanë kufizimin e zonës në të cilën blerësi pjesëmarrës në marrëveshje mund të shesë produktet e të cilat janë objekt i marrëveshjes, ose të kufizojë shitjen e produkteve të kontraktuara për një grup të veçantë të konsumatorëve.
9. Por në këtë rast Marrëveshja Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko përmban kufizimin e blerësit të drejtpërdrejtë shitjen aktive në territorin e ndarë ekskluziv ose grupit blerës ekskluziv të rezervuar për vetë furnizuesin, respektivisht në zonë ose blerësve të cilëve furnizuesi iu ka ndarë blerësve tjerë, me kusht që këto kufizime të imponuara nga furnizuesit, nuk e parandalojnë rishitjen nga blerësit indirekt dhe Marrëveshja Ekskluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko përmban kufizimin blerësit, i cili operon në nivel me shumicë, shitjet aktive6 dhe pasive7 për përdoruesit e fundit, e që nuk konsiderohet ndalim i kufizimeve vertikale sipas qëllimit që kanë. Është shumë e pazakontë që një prodhues të shesë produktet e veta konsumatorit fundor, me që rast përmes Marrëveshjes Ekskluzive të Shpërndarjes prodhuesi apo furnizuesi hyn në marrëveshje kontraktuale me furnizuesin për t’ia shpërndarë produktin/shërbimin e tij.
10. Duke u bazuar në neni 10 pika 1 par. (a) të Udhëzimit Administrativë Nr. 03/2017 Mbi Përjashtimet Grupore të Marrëveshjeve Vertikale të Ndërmarrjeve, nësë marrëveshja e bashkëpunimit përmban detyrimet e drejtpërdrejta ose të tërthorta të konkurrencës kohëzgjatja e të cilave është e pakufizuar ose tejkalon pesë vjet, respektivisht të cilat përsëriten në mënyrë të heshtur, konsiderohet se kanë qenë të kontraktuara për një periudhë të pacaktuar cilësohen si detyrime të ndaluara në marrëveshje vertikale.
11. Ndërsa nëse ndërmarrjet DigitALB dhe Ipko kanë për qellim që ta bëjnë kohëzgjatjen e kësaj marrëveshje pas datës së skadimit, janë të obliguara që të vetë – vlerësojnë, nëse marrëveshja e tyre i plotëson kushtet, sipas U.A. Nr. 03/2017 mbi përjashtimet grupore të marrëveshjeve vertikale të ndërmarrësve.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk vepron nën presionin e konkurrentëve duke i mbrojtur ata.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mbronë konkurrencën e tregut dhe jo konkurrentët.
Si përfundim, pas një analize dhe vlerësimit të Marrëveshjës Ekskluzive të Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko dhe dokumenteve përcjellëse, Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës PËRFUNDIMISHT vlerëson se; Marrëveshja Eksluzive e Shpërndarjes e lidhur ndërmjet ndërmarrjeve DigitALB dhe Ipko nuk ç’rregullon konkurrencën e tregut përkatës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, dhe u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.