1775 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Seminar me temën ''Konkurrenca në funksion të zhvillimit rajonal Shqipëri - Kosovë''

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të organizojnë seminarin me temë ''Konkurrenca në funksion të zhvillimit rajonal Shqipëri - Kosovë'', me qëllim sensibilizimin e bizneseve me rregullat e konkurrencës në funksion të një tregu ekonomik rajonal të përbashkët.

Ky seminar do të zhvillohet me mbështetjen  e Bashkisë së Kukësit dhe në të do të marrin pjesë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kukësit, Oda e Tregtisë së Kosovës, Oda e Afarizmit të Kosovës si dhe komunitetet e biznesit të Shqipërisë dhe Kosovës, me datën 30 Tetor 2018 në Kukës.

  • Share