Komunikatë për medie
Sot me 18.01.2019 Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës ka mbajtur Mbledhjen e rregullt, ndër të cilat u diskutua edhe për çështjen e hetimit paraprak në tregun e derivateve të naftës në Republikën e Kosovës.
Komisioni ka shqyrtuar të dhënat dhe analizat e deritashme të bëra nga Sekretariati dhe ka vlerësuar se nevojiten më shumë informata për të vërtetuar pretendimet për çrregullimin e konkurrencës në tregun përkatës të derivateve të naftës.
Autoriteti po bashkëpunon ngushtë me institucionet përkatëse për të grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm dhe është duke përpunuar këto të dhëna për të vërtetuar dyshimet e Autoritetit mbi atë nëse ka elemente të mjaftueshme për marrëveshje të ndaluar për fiksim të çmimeve, praktikë të bashkërenduar ose abuzim me pozitën dominuese të kompanive në tregun relevant.
Autoriteti në mbledhjen e radhës do të vlerësojë raportin e shqyrtimit paraprak të hetimit dhe të marrë vendim për këtë çështje.