1779 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për Përqendrim

Prishtinë 20.03.2019

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229 datë  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

 

 NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

 

1. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 08.03.2019,ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve, të realizuara përmes fitimit të plotë të kontrollit si pasojë e blerjës së aseteve mbi (Koncern za proizvodnju i promet konditorskih proizvoda) Bambi a.d. kompani aksionare jopublike e organizuar dhe që, ekziston sipas ligjeve të Republikës së Serbisë, me seli të regjistruar në Dure Dakovica bb, në Pozharevac, me numër identifikues 07162936 (“Bambi a.d. ose”Shoqëria target” dhe që ka pronar të vetëm të saj Danube Foods Group B.V.  kompani e korporizuar në Holandë, me seli të regjistruar në Prins Bernhardplein 200,1097JB Amsterdam, me numër të regjistrimit të bisnesit 34180508.

2. Nga Coca-Cola Hellenic Bottling Company-Serbi, është Indrustri e pijeve joalkoolike d.o.o Beograd, kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe që, ekziston sipas ligjeve të Republikës së Serbisë,e cila e ka selinë e regjistruar në Batajnicki drum 14-16,11080 Beograd, me numër të regjistrimit 07462905(“Coca-Cola HBC-Serbija”).Ndërsa në Kosovë ka një filiale të regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës e identifikuar si Coc-Cola HBC Kosovo SHPK,e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK”) me numër të biznesit 70007149 dhe me seli ligjore në “Kilometrin e Pestë,rr. Prishtinë-Shkup në pronësi të CC Beverages Holding II. B.V.

Biznesi primar i Coca-Cola HBC Kosovo sh.p.k. ARBK - kod-1107;prodhimi i pijeve joalkoholike,prodhimi i ujit mineral dhe ujit tjetër në shishe.

 

2.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së. 

  • Share