1779 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Komunikatë për medie

Komunikatë për medie,

Divizioni anti kartel ne kuader të Autoritetit Kosovar të Konkurrecës, morri në pyetje organizatorët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në komunen e Podujevës në formë të bashkërenduar apo kartel. 
Me këtë rast marrëveshja për fiksim të cmimit, nga vet organizatorët u tërhoq dhe u shpall NULL. 


Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, qdo ndërmarrje është ne suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromisë. 

Meqenëse marrëveshja nuk ishte në fuqi, Autoriteti nuk do të filloj procedura hetimore ndaj berbereve të Komunës së Podujevës.