1785 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Fjala e Kryetarit, Raporti i punës së AKK-se për vitin 2018

Të dashur qytetarë

Autoriteti Kosovar i Konurrencës, si institucion i pavarur, ka bërë një progres të suksesshem gjatë vitit 2018. Viti që lëm pas, përkon me shumë aktivitete të ndërmarrura nga Autoriteti, aktivitete të përcaktuara me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Përveq tri fushave të cilat janë kompentencë e Autoritetit, (marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe përqendrimet) gjatë vitit 2018 ne kemi qenë aktiv edhe në fushën e avokimit, ne fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të brendshëm. 
Gjatë vitit 2018 Autoriteti ka finalizuar kornizën legjislative të funksionimit të tijë dhe njëkohësisht në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka punuar në hartimin e koncept dokumentit për Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Gjithashtu Autoriteti ka ndryshuar strukturen organizative të tijë, fillimisht duke ngritur numrin e inspektorëve hetues dhe duke krijuar divizione të 4 fushave kryesore që trajtohen nga Autoriteti, me kusht që rastet të fasilitohet në mënyrë të drejt dhe profesionale. 
Autoriteti ka inciuar raste të tregjeve të ndryshme. Një nder qeshtjet që Autoriteti i ka adresuar dhe atakuar është Udhezimi Administrative për përcaktimin e kushteve të Homologimit të Automjeteve. Për të parë nga afër nëse rekomandimet tona janë duke u implementuar, Autoriteti ka kërkuar me shkrim nga Ministria e Infrastrukturës, se sa po implementohet ato.
Me ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar dhe vendas, Autoriteti ka filluar të trajtoj raste të BidRigging (manipulimin me oferta) në tenderet publilk, me konkretisht, në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Autoriteti bazuar në fakte të qendrueshme ka iniciuar procedurë hetimore kundrejt disa kompanive të cilat kanë ofruar çmime jo reale tregtare në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rasti tjeter i trajtuar nga Autoriteti eshte kontratat publike per ofrimin e sherbimeve te telefonise mobile te marrura nga organet shteterore nga operatori ekonomik “telekomi i kosoves”. Me qe rast, Autoriteti mbi bazen e fakteve te qendrueshme ka inciuar procedure hetimore kundrejt pjesemarresve ne kete kontrante.
Autoriteti Kosovar i Konkurrences gjithashtu ka trajtuar dhe ka perfunduar nje nder rastet me voluminose qe ka pasur gjate vitit 2018, rasti i marreveshjes se IPKO-se dhe DIGITALBIT. 
Ndërsa ne fund te vitit 2018 Autoriteti Kosovar i Konkurrences ka filluar monitorimin e tregut te derivateve te naftes pas nje reagimi te madh qytetare dhe mediatik mbi dyshimin e nje marreveshje te ndaluar ndermjet operatoreve qe afarojne ne kete treg.
Jane edhe raste te tjera te trajtuara nga Autoriteti, qe me posht jane te elaboruar ne menyre te detajuar.
Një kujdes të veçantë Autoriteti i ka kushtuar komunikimit me grupet e ndryshme të interesit dhe autoritetet e rëndësishme të shtetit. Në të gjitha rastet është bërë kujdes që komunikimi të jetë sa më transparent dhe i përshtatur në përputhje me karakteristikat kryesore të çdo grupi interesi.
Misioni unik i Autoritetit si garantues i konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, do të mbetet prioriteti madhor i punës sonë në vitin 2019. Autoriteti do të mbetet një avokat i përkushtuar i konkurrencës së lirë dhe interesave të konsumatorit duke besuar se vetëm në këtë mënyrë do të përmbushë synimin final për më shumë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë.
 
Ju faleminderit.
 
 

  • Share