Të dashur qytetarë,
AKK parandalon rritjen e çmimit të çimentos.
Inspektorët hetues të AKK-se gjatë ditës së hënë kanë bërë monitorimin e tregut të çimentos, pas informatave preliminare të marrura ditën e shtunë.
AKK fillimisht është njoftuar nga burimet e veta se duke filluar nga e Hëna do të ketë rritje të çmimit të çimentos për 1 Euro më shumë për 50Kg në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Dyshimet fillestare janë se prodhuesit dhe importuesit kryesorë të këtij tregu, potencialisht, mund të abuzojnë me pozitën e tyre dominuese ose mund të ketë donjë marrëveshje gojore që paralelisht t’i fiksojnë cmimet.
Hetuesit e Autoritetit kanë zhvilluar takime të shumta me përfaqesuesit e ndërrmarrjeve të ndryshme të këtij tregu, kanë grumbulluar informata kredibile, dhe u’a kanë sqaruar dispozitat e Ligjit per Mbrojtjen e Konkurrencë.
Inspektorët hetues të AKK-së të hënën kanë arritur që ta parandalojnë rritjen e çmimit të cimentos në tregun relavant.
Për të vlerësuar se një ndërmarrje mbanë pozite dominuese ne tregun relevant ai duhet ta kaloj pragrun mbi 25% per tu cilesuar si ndermarrje dominuese, ndersa , Dy ose më shumë ndërmarrje të pavarura mund të jenë në pozitë dominuese nëse në raport me konkurrentet e tyre veprojnë bashkërisht në tregun relevant si dhe nëse pjesëmarrja e përgjithshme e tyre në treg është më e lartë se dyzet (40%) përqind (pozita dominuese kolektive).
Abuzimi I pozites dominuese nga nderrmarrjet behet athere kur:
1. në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthor vendos çmimin jo real të blerjes apo shitjes, ose kushte tjera të pa drejta tregtare;
2. kufizon prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve
3. zbatimin e kushteve të ndryshme të transaksioneve për punët e njëjta me ndërmarrjet tjera duke i sjellë ato në një pozitë të pafavorshme në raport me konkurrencën;
4. lidhja e kontratave, me kusht që subjektet kontraktuese të pranojnë detyrime shtesë;
5. vendosja e çmimeve ose e kushteve tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e hyrjes ose nxjerrjen jashtë tregut relevant të konkurrentëve të veçantë ose të një produkti të tyre
6. refuzimi i hyrjes së një ndërmarrje tjetër, duke i dhënë një shpërblim të përshtatshëm në rrjetin ose në infrastrukturat e ndërmarrjes me pozitë dominuese, nëse ky refuzim i përdorimit të rrjetit ose të infrastrukturave pengon ndërmarrjen tjetër të veprojë si konkurrent i ndërmarrjes me pozitë dominuese
Autoriteti Kosovar I Konkurrencës do ta monitoroj kete treg me shumë kujdes dhe nese verehen shenja te shkeljes se Ligjit per mbrojtjen e Konkurrences do te veproj menjeher ne ekzekutimin e Ligjit.