1793 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Vendimi i Odës së Avokatëve të Kosovës i kundërligjshëm

Komunikatë për Media

Komisioni i AKK-së vendosi që t’i rekomandojë

I. Odën e Avokatëve, që të shfuqizojë Vendimin Nr.579/2018, lëshuar nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, datë 10.04.2018. me të cilin kufizohet ofrimi i shërbimeve të avokatëve të regjionit, në Komunën e Mitrovicës.

II. Oda e Avokatëve duhet, që të ofroj kushte të barabarta për transaksione të njëjta me operatorët tjerë ekonomik, duke i vendosur të njëjtët në gjendje të favorshme konkurruese përmes mekanizmave ligjorë, në respektim të ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës,

Sepse

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës,vlerëson se në këtë rast kufizohet konkurrenca ndërmjet avokatëve si (ofrues të shërbimeve) në Republikën e Kosovës, ndërsa klientëve/konsumatorëve i’u imponohet zgjedhja e të njejtëve brenda një zone të caktuar gjeografike, prandaj nga pikëpamja e konkurrencës, ligjet dhe rregulloret që kufizojnë numrin e operatorëve ekonomik në tregun relevant dhe kufizimin e marrjes së shërbimeve, nuk janë në përputhje me rregullat e konkurrencës. Gjithashtu, Ligji Nr. 04/L-226 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili përcakton qartë definicionin e ndërmarrjes, e rrjedhimisht edhe pozicionin e shtetit në raport me këtë definicion, citojmë: Ndërmarrje – është çdo aktivitet biznesor pavarësisht mënyrës së organizimit ose formës së menaxhimit, ndërmarrësi publike e themeluar për kryerjen e aktiviteteve për interes publik si dhe çdo person tjetër fizik ose juridik apo autoritet shtetëror që kryen aktivitet ekonomik pavarësisht se a konsiderohet apo jo subjekt afarist.

  • Share