1795 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

NJOFTIM PER MEDIA “Mbështetje e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”

Nataliya APOSTOLOVA – Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësuesja Speciale e BE-së dhe Zëvendës
Kryeministri Enver Hoxha, të enjten më datë 13 qershor 2019, do të hapin Konferencën “Konkurrenca është e
mirë, e rregulluar është edhe më e mirë”. 
 
BE-ja është duke mbështetur Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore për të
zhvilluar më tej kapacitetet e tyre institucionale për të krijuar bazat për standarde të qëndrueshme ekonomike
në përputhje me kërkesat e BE-së. Ky projekt i financuar nga BE-ja paraqet iniciativën e parë madhore që ka synim
mbështetjen e politikave të konkurrencës dhe të ndihmës shtetërore si dhe institucioneve përgjegjëse kyçe në
Kosovë. Kohëzgjatja e projektit është nga Janari 2019 deri në Maj 2022. Buxheti i përgjithshëm është prej
pothuajse 3 milionë euro.  
 
Kur:   E enjte, 13 qershor 2019, 10:00
Ku: Salla Andromeda, Hotel Sirius, Prishtinë
Kush: Nataliya APOSTOLOVA – Shefe e Zyrës së BE-së  / Përfaqësuese Speciale e BE-së  Enver Hoxhaj – Zëvendës Kryeministër Bedri Hamza – Ministër i Financave  Valdrin Lluka – Ministër i Zhvillimit Ekonomik  
 
Mediat janë të mirëseardhura që ta mbulojnë ngjarjen.

  • Share