Të nderuar/a,
Ju njoftojmë se në kuadër të Projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore”, me datë 09 Korrik 2019, ne Hotel Sirius nga ora 09h00 deri ne 11e 30, do të mbahët punëtoria gjysëm-ditore për të lansuar aktivitetin në kuadër të projektit të quajtur “Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ në Konkurrencë”.
Aktiviteti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek aktorët institucional për implikimet në fushën e konkurrencës të sferës rregullative në sektorët kyç të ekonomisë. Akterët institucional sikurse Kuvendi, Ministritë e linjës apo edhe rregullatorët sektorialë do të njoftohen për implikimet e mundshme në fushën e konkurrencës të politikave që hartohen nga këto institucione, dhe që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorëve të ekonomisë.
Me këtë rast, do të lansojmë të ashtuquajturin “Instrumentin e Vlerësimit të Konkurrencës” sipas OECD-së, që është një instrument praktik në duart e vendim-marrësve për të matur ndikimin e politikave në fushën e konkurrencës.
Mediat janë të mirseardhura të mbulojnë ngjarjen.