1810 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Rritja e cmimit te autopergjegjesive


Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konsideron se kërkesa e BQK-se për të rritur çmimin e TPL-ve në 36.56% në mënyrë të një-trajtshme për të gjitha Kompanitë e Sigurimeve, bie ndesh me politikat dhe Ligjit per Mbrojtjen e Konkurrences.

Më poshtë gjeni arsyetimin e Autoritetit dhe udhëzimin si të veproj BQK-ja.

Parimi themelor i ligjit dhe politikës së konkurrencës është të sigurojë qasje në treg të lirë për çdo ndermarrje e cila i plotëson kushtet për të konkuruar në atë treg në interes të përdoruesve të produkteve/shërbimeve dhe të mund të konkurrojë me çmim dhe cilësi.

Banka Qendrore e Kosovës si autoritet rregullator i industrisë së sigurimeve të përkujdeset që Kompanitë e sigurimeve të konkurrojnë me çmime dhe cilësi të shërbimeve që ato ofrojnë.

Të shmanget bashkëveprimi i kompanive të sigurimeve me njëri-tjetrin në procesin e përllogaritjeve të primeve, duke mos miratuar dhe orientuar një çmim të njejtë, por ky proces të mbështetet në të dhënat e siguruara në mënyrë të pavarur nga kompanitë e sigurimit.

Unifikimi i çmimeve të primit të TPL-së është në kundërshtim me parimet e konkurrencës në një treg të lirë. Banka Qendrore e Kosovës duhet të miratojë tabela të individualizuara mbështetur në analizën e riskut sipas strukturës/portfolit të Kompanive të Sigurimit, karakteristikave të produktit dhe strukturës së sigurimeve të secilit  ofrues të sigurimeve. Pasi që kompanitë e sigurimeve në Republikën e Kosovës, aktualisht mbajnë çmime të njejta, Autoriteti sugjeron që të njejtat të jenë bazuar në kushtet e tregut, ofertë – kërkesë, e rrjedhimisht edhe përcaktimi i çmimit të bëhet nën këto kushte.

Dallimet kryesore në përcaktimin e çmimit të primit të TPL-së ndërmjet kompanive të sigurimeve duhet të rezultojë mbi aftësinë e tyre për të parashikuar humbjet e ardhshme dhe aftësinë e tyre për të ngarkuar primin e duhur për secilën klasë nënshkruese, e cila gjithashtu duhet të jetë e mirëpërcaktuar dhe e saktë. Në varësi të strategjisë së shitjeve, kapaciteteve të kompanisë, si dhe një game të gjerë të parametrave të cilat mund të merren parasysh si mosha e shoferit, vjetërsia e automjetit, lloji i automjeteve, karakteristikave teknike, historiku i dëmeve dhe shumë arsye të tjera, përcaktimi i çmimeve gjithmonë duhet të bëhet në mënyrë të pavarur.

Autoriteti i sugjeron BQK-se të shqyrtojë mundësinë e krijimit të grupeve të reja tarifore për mjete të cilat mund të kenë rrezikshmëri më të lartë, duke shmangur ngarkesën për grupet tjera tarifore te cilat nuk kane këtë nivel te rrezikshmërisë.

  • Share