1831 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKK MIRATON DY RREGULLORE TË REJA

AKK MIRATON DY RREGULLORE TË REJA

Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka miratuar më 14 nëntor dy rregullore të cilat do të shërbejnë për rregullimin e disa kategorive të marrëveshjeve, e që përbëjnë aspekt të rëndësishëm të punës dhe mandatit të AKK-së. Miratimi i këtyre rregulloreve është edhe një hap tjetër që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka bërë kohëve të fundit drejt ndryshimeve dhe plotësimeve të legjislacionit sekondar. Më konkretisht, Komisioni i AKK-së ka miratuar “Rregulloren Nr 01/2019 për disa kategori të marrëveshjeve të kërkimit dhe zhvillimit” si dhe “Rregulloren Nr 02/2019 për Kategoritë e Marrëveshjeve të Specializimit”. Qëllimi i Regullores 01/2019 është që “të përcaktojë marrëveshjet e kërkimit dhe zhvillimit të cilat përjashtohen, të vlerësojë ndikimin e këtyre marrëveshjeve në tregun përkatës, si dhe të përcaktojë rastet kur këto marrëveshje nuk janë objekt i përjashtimit.” Kurse,  objekt i Rregullores 02/2019 “janë të gjitha marrëveshjet që janë lidhur nga ndërmarrjet dhe që kanë të bëjnë me kushtet në të cilat ato specializohen për prodhimin e të mirave dhe/ose ofrimin e shërbimeve që duhet të jenë përfshirë në fushën e zbatimit të kësaj rregulloreje.”

Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi, gjatë mbledhjes së Komisionit vlerësoi lartë rëndësinë e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore të ndërmarra nga AKK kohëve të fundit.

Sipas tij, rregulloret e miratuara ofrojnë bazë të shkëlqyeshme për punën e institucionit në këtë fushë të rëndësishme.

  • Share