1844 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Fjala e Kryetarit: AKK përmbyllë vitin 2019 me suksese në disa fusha

Të dashur kolegë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë,

Viti që po e lëmë pas ka qenë vit i rritjes së Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në disa drejtime. Kemi pasur ngritje të kapaciteteve profesionale, ndryshime të rëndësishme legjislative dhe rritje të numrit të shërbimeve ndaj të gjitha subjekteve të parapara në mandatin tonë. Puna e palodhshme dhe e përgjegjshme e secilit nga kolegët e institucionit tonë ka bërë që AKK ta thellojë besimin e institucioneve dhe organizatave me të cilat bashkëpunojmë.

Gjatë këtij viti, ne jemi posaçërisht të lumtur kemi që rritur numrin e hetuesve kurse numri i hetimeve çdo vit e më shumë shënon rritje; kemi rritur edhe numrin e çështjeve të zgjidhura si dhe mendimeve profesionale që kemi ofruar. Kemi kontribuar në ndryshimet e legjislacionit sekondar dhe kemi miratuar rregullore të reja, të cilat do të jenë bazë e shkelqyeshme për punën e përditshme të stafit profesional të AKK-së. Poashtu, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “EU Support to the Kosovo Competition Authority and State Aid Commission”, kemi mbajtur një numër të konsiderueshëm të trajnimeve e punëtorive, të cilat do t’i shërbejnë ekipit tonë për t’u përditësuar me praktikat më të mira të BE-së në fushën e konkurrencës.

Andaj, në këto ditë festash, më lejoni që të falenderoj secilin bashkëpunëtor për kontributin e dhënë, si dhe institucionet vendore e ndërkombëtare me të cilat kemi bashkëpunuar gjatë këtij viti.  Bazuar në punën e bërë gjatë vitit 2019, jam i bindur se edhe viti 2020 do të sjellë suksese për AKK-në dhe vazhdimin e përpjekjeve për një treg sa më konkurrues në vendin tonë.

Urime Festat e Fundvitit,

Sinqerisht,
Valon Prestreshi,
Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

  • Share