1845 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

AKK miraton Strategjinë për vitet 2020-2023

Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka miratuar më 27 dhjetor Strategjinë për vitet 2020-2023, që do të shërbejë si udhërrëfyes i rëndësishëm i punës së AKK-së në vitet në vijim.

Miratimi i këtij dokumenti është bërë pas analizimit të kujdesshëm të prioriteteve dhe nevojave aktuale në fushën e konkurrencës nga anëtarët e Grupit Punues, të angazhuar për hartimin e tij gjatë javëve të fundit.

Në këtë dokument përcaktohen objektivat e përgjithshme që AKK synon t’i arrijë në të ardhmen.

Prioritet më i theksuar i është kushtuar tri fushave:  fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe administrative në funksion të zbatimit të Ligjit të Konkurrencës; promovimi i politikave të konkurrencës; si dhe realizimi i obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Poashtu, grupi punues i këtij dokumenti i ka kushtuar rëndësi të posaçme edhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e politikës së konkurrencës.

Angazhimet e AKK-së në periudhën 2020–2023 do të fokusohen edhe në hartimin e një plani të veprimit për promovimin e politikës së konkurrencës dhe ofrimin e ekspertizës dhe këshillave për politikën e konkurrencës për Qeverinë e Kosovës  dhe institucioneve tjera.

Zbatimi i Strategjisë së AKK-së do të shoqërohet me plan veprimi për te promovuar parimet e konkurrencës së lirë si dhe për të plotësuar zbrazëtitë ligjore dhe përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian.


Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
27.12.2019

  • Share