AKK publikon Strategjinë për Vitet 2020-2023
Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) ka publikuar Strategjinë për vitet 2020-2023, që do të shërbejë si udhërrëfyes i rëndësishëm i punës së AKK-së në vitet në vijim.
Në këtë dokument përcaktohen objektivat e përgjithshme që AKK synon t’i arrijë në të ardhmen.
Prioritet më i theksuar i është kushtuar tri fushave: fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe administrative në funksion të zbatimit të Ligjit të Konkurrencës; promovimi i politikave të konkurrencës; si dhe realizimi i obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.
Këtë dokument mund ta gjeni në Vegzën Kuadri Ligjor/ Raportet Vjetore.