1848 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për Përqendrim

Prishtinë 28.01.2020

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

 

 NJOFTIM PËR PËRQENDRIM

 

 

1. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 21.01.2020, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve, të realizuara përmes fitimit të kontrollit, apo shitjes së 100% të aksionëve të NLB Vita.

Pronarët  aktual të NLB VITA d.d., KBC dhe NLB të cilët kanë në pronësi 100% të kapitalit në  NLB VITA d.d.,i kanë shitur tek Sava Re 100% të aksionëve të tyre.

Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet  kompanive “Sava Re, d.d., si (blerës).  KBC dhe NLB si (shitës).

Sava Re  d.d., shoqëri aksionare  e themeluar dhe e rregulluar sipas legjislacionit Slloven,me seli në Lubjanë, dhe adresë biznesi në Dunjaska cesta 56, 1000, Lubjanë, e regjistruar në regjistrin tregtar  Slloven me numër 5063825000.

NLB VITA d,d. Është shoqëri aksionare e themeluar dhe e rregulluar sipas legjislacionit Slloven, me seli në Lubjanë, dhe  adresë bizensi në Trg republike 3,1000 Lubjanë, e  regjistruar në regjistrin tregtar  Slloven me numër 1834665000.

KBC Insurance NV është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe e rregulluar sipas ligjeve të Belgjikes, me seli  në Leuven dhe adresë biznesi në ‘”Proffesor Roger Van Overstraetenplein “ 2,B-3000, Leuven. Belgjikë, regjistruar në regjistrin tregtar të Leuven me numer 0403552563.

Novo Ljubljanska Banka d.d  është një shoqëri aksionare e themeluar dhe  e rregulluar sipas ligjeve Sllovene , me seli në Lubjanë dhe adresë e biznesit në Trg republike 2,1000 Lubjanë, regjistruar në regjistrin tregtar Slloven me numër 5860571000.

 

       2.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/   38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share