1862 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për Përqendrim

Prishtinë 10.04.2020

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

 NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

1,Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 06.04 2020, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrimin e sipërmarrjeve në emër të Nova Ljubljanska Banka d.d. të realizuara përmes marrveshjes së blerjes së aksionëve të  Republikës së Serbisë, e përfaqësuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë.

Njoftimi për Përqendrim i realizuar ndërmjet  subjekteve “Nova Ljubljanska Banka, d.d., Ljubljana., si (blerës) dhe Republika e Serbisë, e përfaqësuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë- (Komercijalna Banka a.d. Beograd), (shitës).

Shitësi që mban një pjesë të 13,997.686 (trembëdhjetë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e gjashtqind e tetëdhjetë e gjashtë) aksione të rëndomta,  të mbajtura në Komercijalna Banka a.d. Beograd, të cilat përfaqësojnë 83.23 % të numrit të përgjithshëm të aksioneve të rëndomta të kompanisë, dhe 81.42 %  të numrit te përgjithshëm të aksioneve të emëtuara nga kompania të cilat i ka shitur tek Nova Ljublanska Banka d.d.

Shitësi:

Republika e Serbisë e përfaqësuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, me adresë në Nemanjina 11, 11000 Beograd, që mban aksione të rëndomta në:

Komercijalna banka a.d. Beograd (Vracar) është kompani aksionare e organizuar dhe ekziston në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë, e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimeve Tregtare me numër identifikimi 07737068, selia e regjistruar e së cilës është në Svetog Save 14, Beograd.

Blerësi:

Nova Ljubljanska Banka shoqëri aksionare  e themeluar dhe e rregulluar sipas legjislacionit Slloven,me seli në Lubjanë dhe adresë biznesi në Trg Republike 2, 1000 e regjistruar në regjistrin  Slloven të Biznesit me numër 5860571000.

 

2.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share