DEKLARAT PER MEDIA
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si institucion i pavarur në kryerjen e detyrave të veta, është i obliguar dhe i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.
Autoriteti i Konkurrencës ka mirëpritur thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë që institucioni ynë dhe institucionet e tjera relevante të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.
AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së.
Me këtë rast, dëshirojmë të njoftojmë të gjitha institucionet e Kosovës se viteve të fundit AKK ka rritur edhe numrin e këshillimeve profesionale ndaj institucioneve të ndryshme. Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
27.04.2020