1891 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Njoftim për Përqendrim

Prishtinë 08.10.2020

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mbështetur në nenin 13, 15, 19.5,  të  Ligjit Nr. 03/L-229  për Mbrojtjen e Konkurrencës, 07 Tetor 2010,Udhezimit Administrativ 06/2012 Për Mënyrën e Paraqitjes së Kerkesës dhe Kriteret për Konstatimin e Përqendrimit të Ndërmarrjeve Gazeta Zyrtare nr. 88/25 Nëntor 2010,  shpallë këtë :

 

 

 NJOFTIM I PËRQËNDRIMIT

 

1,Autoriteti Kosovar i Konkurrencës me datë; 28.09.2020, ka pranuar kërkesën lidhur me njoftimin për Përqendrim të ndërmarrjeve.“ Diagnostični Center Vila Bogatin d.o.o.” lidhur me 31 gusht 2020, nga “Ampelus Holding Limited”, si shitës, dhe Diagnostični Center Vila Bogatin d.o.o, si blerës; Ampelus Holding është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar  e themeluar dhe e rregulluar sipas ligjeve të Qipros , me seli në Limasol  dhe adresë biznesi në Arch .  Makarios III ,5, 4000, Limasol Qipro , e regjistruar në regjistrin tregtar të Qipros  me numër HE 156211. Ampelus Holding ka në pronësi 100% të aksioneve të  Kirurski sanatorij Rozna dolina d.o.o, të cilat i ka shitur tek  Diagnostični Center Vila  Bogatin d.o.o,  e cila është shoqëri  me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe e rreguluar sipas legjislacionit Slloven, me seli në Bled dhe me adresë në Pod Skalo 4, 4260 Bled ,Slloveni, regjistruar në regjistrin tregtar Slloven  me numër 569.366000.

 

 

2.  Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit  Kosovar të Konkurrencës, me Adresë Rr. Migjeni kati VI [ish objekti i bankës së Lubjanës] Nr tel :+381 /0/ 38 200 10982, apo në  email adresën: info.konkurrenca@rks-gov.net, në afatin prej 15 ditëve nga dita e publikimit në webfaqe të AKK-së.

  • Share