1896 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Kuvendi i Kosovës miraton Raportin e Punës së AKK-së për vitin 2019

Më 16 tetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar raportin e punës së Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019.

Gjithsej 49 deputetë të Kuvendit kanë votuar për miratimin e këtij raporti, 22 kundër si dhe dy deputetë kanë abstenuar.

Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës ka shënuar përparim në disa fusha, përfshirë ngritje të kapaciteteve profesionale, ndryshime të rëndësishme legjislative dhe rritje të numri të shërbimeve ndaj të gjitha subjekteve të parapara në mandatin e AKK-së.

Ndër tjerash, gjatë vitit 2019, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës kishte rritur numrin e inspektorëve hetues dhe rrjedhimisht edhe numri i rasteve të hetuar ka shënuar rritje. Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, AKK ka lëshuar 10 mendime profesionale për institucione të ndryshme, dhe ka mbajtur numër të konsiderueshëm trajnimesh për stafin.

  • Share