1897 - Lajmi_single | Autoriteti Kosovar i Konkurrences

Mbahet punëtori për hartimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konkurrencës

Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës po marrin pjesë në një punëtori tre-ditore në Gjakovë për të vazhduar punën për hartimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Gjatë kësaj punëtorie, Grupi Punues i përbërë edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të draftojnë Tabelat e Përputhshmërisë së legjislacionit primar në fushën e konkurrencës me standardet e BE-së.

Punëtoria është organizuar nga Projekti “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore” me kërkesë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Më herët gjatë vitit, janë mbajtur edhe aktivitete të tjera për hartimin e Ligjit të ri.

Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës është miratuar në 2010 nga Kuvendi i Kosovës. Përmes këtij ligji për krijuar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si një institucion qe merret me hetimin e shkeljeve të mundshme të rregullave të konkurrencës si dhe Komisioni Kosovar i Konkurrencës, i cili shërben si trup vendimmarrës për rastet e konkurrencës. 

Ky legjislacion është plotësuar në vitin 2014 në mënyrë që t’i mundësohet më shumë fuqi AKK-së.

  • Share